GJIROKASTËR/ MINORITETI GREK FESTON 28 TETORIN 1940

MINORITETI GREKE-FESTON-GJIROKASTER-28 TETOR 2013Nga Telnis Skuqi
GJIROKASTËR – Minoritarët grek, në fshatin Bularat Gjirokastër dhe Këlcyrë të Përmetit, nderuan sot ushtarët grekë, të rënë dëshmorë në Shqipëri gjatë luftës italo-greke, 73 vjet më parë.

Kryetari i PBDNJ, njëheraz edhe nënkryetar i Kuvendit të Shqipërisë, Vangjel Dule, tha në përshëndetjen e tij se “ushtarët e rënë për atdhe do të jetojnë përjetësisht në mendje dhe zemrat tona, pasi ata e dhanë gjakun e tyre për lumturinë e brezit të ardhshëm”.
Dule tha se kjo luftë e renditi Greqinë mes forcave fituese të Luftës së Dytë Botërore.
“Idealet e kësaj lufte, që janë ato të lirisë, të respektimit të popujve, të respektimit të shteteve, janë ideale të përjetëshme të njerëzimit dhe rrjedhimisht çdo individ, pavarësisht nga përkatësia, duhet të jetë thellësisht i impenjuar dhe i angazhuar në përpjekje e përditshme sistematike për ruajtjen e promovimin e tyre”, u shpreh kreu i PBDNJ-së.
Ndërsa Konsulli i Përgjithshëm Grek në Gjirokastrës, Nikolaos Kotrakoi, përshëndeti hapat e rëndësishëm të Shqipërisë drejt integrimit europian.
Në fund të ceremonisë përkujtimore, pjesëmarrësit vendosën buqeta me lule përpara lapidarit të varrezave të ushtarëve të rënë, në hyrje të fshatit Bularat dhe Këlcyrës.

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s