KAKAVIJE / DIDI: “LAZARATI MBETET NJË NJOLLË E ZEZË PËR MOMENTIN, DUHET VULLNET POLITIK”

ARTAN DIDI-KAKAVIJE-28 TETOR 2013 (4)Nga Telnis Skuqi
KAKAVIJE – “Lazarati mbetet një njollë e zezë për momentin, ndërsa ndërhyrja është një mision i pamundur, pasi duhet vullnet politik”, deklaroi mbrëmjen e sotme nga Kakavija, Artan Didi, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit.

Sipas Didit, për Lazaratin duhet të bashkëpunojnë të gjitha institucionet, duke theksuar nevojën e shqyrtimit të situatës dhe sigurimin e ndihmës së nevojshme nga partnerët ndërkombëtarë, në mënyrë që misioni të rezultojë i suksesshëm.
Gjatë inspektimit në pikën kufitare të Kakavijes, Didi ka përgëzuar shërbimin kufitar për bllokimin e 12 kg kokainë një ditë më parë.
“Dua të përgëzoj të gjithë efektivin kufitar që për herë të parë në Shqipëri u bllokua një sasi të konsiderueshme kokaine”, tha Didi.
Kreu i policisë foli edhe për lëvizjet në institucionin që ai drejton, duke theksuar se policia do të spastrohet nga të gjithë njerëzit e korruptuar.
“Do të rishqyrtohen efektivët që janë në detyrë. Ata që punuan me ndershmëri, do jenë pasuria e policisë”, nënvizoi Didi.

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s