GJIROKASTËR: KAROLOS PAPOULIAS “QYTETAR NDERI” I GJIROKASTRËS

PRESIDENTI GREK NE GJIROKASTER-5 NENTOR 2013_1Nga Telnis Skuqi
GJIROKASTËR – Bashkia e Gjirokastrës ka dorëzuar sot tillin “Qytetar Nderi”, Presidentit të Greqisë, Karolos Papoulias me motivacionin “Për bashkëpunim mes vendeve fqinje dhe ndikim për integrim”.

“Jam përpjekur për marrëdhëniet Shqipëri- Greqi. Me Gjirokastrën kam lidhje fëmijërore që s’do t’i harroj kurrë”, deklaroi presidenti grek, pas marrjes së titullit.
Në fjalën e tij përshëndetëse, presidenti Papoulias falënderoi minoritetin grek në Gjirokastër për organizimin e aktiviteteve bashkëpunuese mes dy vendeve.
“Ndihem krenar që minoriteti grek në Shqipëri po kontribon që vendi mik fqinjë të integrohet në Bashkimin Europian”, tha Papoulias.
Flamur Bime, kryebashkiaku i Gjirokastrës, tha se “Presidenti greke Kariolios Papulias ka qenë dhe mbetet një mik i shqiptarëve”.
Kariolios Papulias ka qenë ministri i jashtëm i Greqisë gjatë periudhës 1985-1990.
Pikërisht në këtë periudhë ku midis Shqipërisë dhe Greqisë ekzistonte ligji i luftës, ai ka vizituar Shqipërinë me një delegacion, të përbërje të së cilit bënin pjesë politikan dhe qeveritarë të greqish të asaj kohe, si dhe ka çelur pikën vendkalimit kufitar të Kakavijes.

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s