SKANDAL / DHJETRA MËSUES NË RRETHIN E SARANDËS JAPIM MËSIM ME DIPLOMA TË FALSIFIKUARA

ARSIMI SARANDE-5 NENTOR 2013Nga Telnis Skuqi
SARANDË – Dhjetëra mësues të ciklit parauniversitar ushtrojnë profesionin e mësidhënies me diplomë të falsifikuar në rrethin e Sarandës dhe kjo për drejtorin e zyrës arsimore, Sami Alimema, nuk përbën shkelje ligjore.

Skandali thellohet ku mëson se 80% e mësuesve me diplomë universitare të falsifikuara japin mësim në gjimnazet e qytetit bregdetar.
Rasti më flagrantë është shënuar në gjimnazin e Sarandës. L. R., figuron me një diplomë të falsifikuar për Cikël të Ulët dhe jep mësim për psikologji dhe histori arti me “kohë të pjeshme”.
Gjatë investigimit 1-vjeçarë, 70% e diplomave universitare i përkasin Universitetit të Gjirokastrës, 20% universitetit të Elbasanit, ndërsa pjesa tjetër i takon universiteve të Tiranës.
Burime zyrtare nga Universiteti i Gjirokastrës, e vlerësojnë situatën problematike, pasi ky institucion kurrë nuk ka prodhuar diploma të falsifikuara.
“Vetëm në qytetin e Sarandës, gjatë kontrollit rezultojnë 13 diploma me numër amze të remë. Për këtë problem kemi vënë në dijeni Zyrën Arsimore”, pohojnë burime e sipërcituar.
I njëjti burim saktëson se pjesa më e madhe e diplomave të falsifikuara i përkasin periudhës 1996-1998.
“Universiteti i Gjirokastrës është i gatshëm të vihet në dispozicion çdo drejtorie arsimore në vend. Është e pafalshme që shumë mësues japin mësim me diploma të falsifikuara, apo të vjedhi identitetin e tjetërit pa i hyrë gjëmbë në këmbë”, vijojne burimet.
I njëjti problem është shfaqur edhe në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” të Elbasanit.
Juli Qeretja, sekretare e Ciklit të Ulët pranë Universitetit të Elbasanit, e vlerëson situatën problematike.
Qeretja nënvizon se sipas aktit normativ të Këshillit të Ministrave, viti 1998, të miratuar në vitin 1998, parashikon që të gjithë ish studentët që kanë mbaruar Universitetin e të Elbasanit përpara vitit 1997, janë të detyruar të depozitojnë pranë sekretarisë diplomën, listën e notave origjinale, si dhe një kërkesë për rivlerësimin e dokumentave.
“Çdo ish-student apo studente që është arsimuar pranë Universitetin të Elbasanit, përpara vitit 1997, dhe që disponon diplomën dhe listën e notave origjinale, është i detyruar, sipas ligjit, të “legalizoj” dokumentacionin, në rastë në kundër, ajo quhet nul (zero)”, shprehet Qeretja, ndërsa nënvizon se gjatë trazirave të vitit 1997, shumë diploma të Ciklit të Ulët u grabitën dhe më pas arkivi u dogj.
Lidhur me këtë investigim, është kërkuar një prononcim zyrtar nga drejtori i zyrës së arsimit të Sarandës, Sami Alimema.
I ndodhur përpara fakteve të pakundërshtueshme, njëshi i arsimit të Sarandës, ka kërcënuar me vdekje gazetarin investigativ, si dhe ka treguar një fjalor që do të kishte zili edhe një tifozë i Tepelenës.

Advertisements

1 Koment

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s