KËSHILLI NDËRFETARË I SHQIPËRISË KUNDËR PRANIMIT TË ARMËVE KIMIKE DHE SHKATËRRIMIT TË VENDIN TONË

Microsoft Word - Deklarate_Per_Shtyp-Kunder_Plehrave_Kimike-KNFSNga Telnis Skuqi
TIRANË – Këshilli Ndërfetarë i Shqipërisë (Komuniteti Musliman i Shqipërisë, Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë, Kisha Katolike e Shqipërisë dhe Kryegjyshata Botërore Bektashiane), si dhe Vëllazëria Ungjillore e Shqipërisë në një deklaratë të përbashkët i kërkojnë shtetin shqiptar të refuzojnë pranimin e armëve kimike dhe shkatërrimin e tyre në Shqipëri.

“Prej disa ditës, jemi duke ndjekur me shumë shqetësim zhvillimet e fundit politike dhe shoqërore, të cilat po marrin një karakter gjithnjë e më popullor, në lidhje me importin dhe shkatërrimin e armëve kimike siriane në Shqipëri. Në lidhje me këtë çështje do të donim t’ju bashkoheshim këtyre shqetësimeve, duke parë rrezikun dhe përmasat që përmban një çështje e tillë”, thuhet në deklaratën e Këshillit Ndërfetarë.
Në tej, në deklartë theksohet se Zoti e ka bekuar me shumë pasuri dhe burime natyrore, por ai prej vitesh po vuan nga trajtimi dhe shfrytëzimi i pa kriter që po i bëhet, duke çuar në shkatërrimin e sipërfaqeve të tëra pyjore dhe kullotave si dhe në ndotjen e tokës, ujërave dhe ajrit.
“Deri më tani është bërë shumë pak për të ndalur këtë katastrofë natyrore, ndërkohë që ndërgjegjësimi qytetar mbi këto çështje lë shumë për të dëshiruar. Kësaj situate të trishtë i shtohet edhe ngjarja tragjike e shpërthimit të fabrikës së demontimit të armatimeve ushtarake në fshatin Gërdec, shumë pranë kryeqytetit të vendit”, vijon deklarata.
“Jemi të mendimit se vendi ynë është shumë larg diskutimit dhe për më tepër realizmit të një ndërmarrje të tillë, si ai i depozitimit dhe shkatërrimit të armëve kimike këtu, ku siç duket, jo vetëm që shtetit i mungojnë kapacitetet e nevojshme për një sipërmarrje të tillë, por gjithashtu një gjë e tillë mund të përbënte një precedent shumë të keq në të ardhmen që vendi ynë të kthehej në një “depo” e mbeturinave dhe plehrave të rrezikshme”, nënviziohet në deklaratë.
Për këto arsye, theksohet në deklaratë, dhe të tjera që janë shprehur këto ditë me të drejtë nga shoqëria civile, i kërkojmë shtetit shqiptar, politikanëve dhe autoriteteve të vendit që të refuzojnë absolutisht, tani e tutje, pranimin e armëve kimike dhe shkatërrimin e tyre në vendin tonë si dhe të angazhohemi të gjithë së bashku në ndërgjegjësimin dhe ruajtjen e shtëpisë sonë të përbashkët, Shqipërisë.

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s