HUMB JETËN AKSIDENTALISHT DEPUTETI, SOKOL OLLDASHI

SOKOL OLLDASHI-AKSIDENT-20 NENTOR 2013Nga Telnis Skuqi
ELBASAN – Një aksident rrugor i ka marrë jetën deputetit të Partisë Demokratike, Sokol Olldashit.
Ngjarja tragjike, sipas policisë lokale, ndodhi në aksin rrugorë kombëtar Elbasan-Tiranë, pranë vendit të quajtur “Lapidari i Krrabës”, rreth orës 21:00 të ditës së mërkurë (20 nëntor).

“Deputeti Olldashi ishte duke udhëtuar në drejtim të Tiranës. Në automjetin jetëmarrës, me targa AA 003 HH, ku udhëtonin dy persona, humbi kontrolli dhe përfundoj në humnerë”, thekson policia.
“Fati i personit tjetër nuk është zbarthur ende”, vijon policia.
Sokol Olldashi, lindi 41 vite më parë në qytetin e Durrësit.
Ai studoi drejtësi në Tiranë dhe punoi si gazetar para se të bashkohej me Partinë Demokratike si funksionar në vitin 1999.
Olldashi ishte deputet në periudhën 2001, e pas ku u njoh fillimisht për komisionet hetimore të kryesuara nga opozita dhe pas vitit 2005 si Ministër i Brendshëm.
Ai konkurroi pa sukses për postin e kryetarit të Bashkisë së Tiranës në vitin 2007 dhe pas kësaj mori postin e Ministrit të Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit.
Këtë vit, Olldashi garoi për postin e kryetarit të Partisë Demokratike ku humbi përballë kryetarit aktual, Lulzim Basha.

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s