GJIROKASTËR: NJË REGJISOR DHE TRE ARTISTË NDEROHEN ME TITUJ NE 45-VJETORIN E TEATRIT TE QYTETIT

112720131741GJIROKASTER-CEREMONI TITUJ ARTISTE TEATRINga Telnis Skuqi (ATSH)
GJIROKASTËR – Një regjisor dhe tre aktorë, me aktivitet të dalluar ndër vite, sot në 45-vjetorin e Teatrit profesionist “Zihni Sako” në Gjirokastër, Benard Kokalari, Piro Qiqi, Nikolla Llambro e Viktor Caro u nderuan nga Bashkia me tituj nderi me motivacion “Për kontribut të shquar në kulturën gjirokastrite”.

Kryetari i Bashkisë së Gjirokastrës, Flamur Bime, u shpreh se qyteti sot ndihet krenar me artistët e vet, që lanë gjurmë të thella tek publiku, duke dhuruar emocione për artdashësit.
“Sot artistët e trupës së teatrit “Zihni Sako” kanë të drejtë të krenohen me historikun e saj në një rrugëtim të gjatë, por të sfiduar me pasion 45 vite më parë nga regjisori i talentuar, Benard Kokalari, themelues i trupës”, tha Bime, duke i dorëzuar titullin “Qytetar nderi” regjisorit Benard Kokalari. Me titullin “A. Z. Çajupi” Bashkia e Gjirokastrës nderoi aktorët Piro Qiqi, Nikolla Llambro e Viktor Caro.
Trupa e teatrit profesionistë “Zihni Sako” të Gjirokastrës në fillimin e vet numëroi mbi 20 artistë, disa prej të cilëve ishin të preferuar nga regjisorët e filmave artistikë, ndërsa sot ka vetëm nëntë aktorë.
Shumë filma artistikë shqiptar të realizuar në jug të vendit para viteve 90-të janë interpretuar me mjeshtëri edhe nga artistët gjirokastritë, si Teli Stefani, me rolin e Adnan Pinxos tek “Njeriu me top”, apo në filmin “Përrallë nga e kaluara”.
Ndryshe prej tij, aktori Ilir Lluri në të parin film që luajti, kishte rol negativ, atë të shokut të Besos tek “Dora e ngrohtë”, me regji të Kujtim Çashkut, apo Piro Qiqi tek filmi “Njeriu me top”, që interpretonte djalin qaraman të plakut Mere Fizi.

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s