GJIROKASTËR: POLICIA BLLOKON 700 KG MARIKUAN. NDALOHET DREJTUESI I KAMIJONIT

HASHASHI-GJIROKASTER-29 NENTOR 2013GJIROKASTËR, 29 Nëntor/ATSH-Telnis Skuqi/ – Mbi 700 kg marijuanë u bllokuan sot, 3 kilometra në dalje në qytetit të Gjirokastrës, ndërsa një drejtues kamijoni u ndalua, njoftoi policia lokale, në jug të vendit.
“Lënda narkotike u zbulua në kamijonin tip “Iveko”, me targa AA 928 AZ, me drejtues Eduard Sako, 46 vjeç, lindur dhe banues në Vlorë, tashmë i ndaluar”, tha policia.

I njëjti burim tha se lënda narkotike ishte ndarë në 286 pako me pesha të ndryshme, i fshehur në pjesën e brendëshme të karrocerisë.
Policia tha se lënda narkotike ishte me origjinë nga Lazarati, ndërsa destinacion ishte Italia.
“Një procedurë ligjore për paraburgimin drejtuesit të automjetit tashmë ka nisur, ndërsa provat materiale i kaluan Prokurorisë së Krimeve të Rënda Tiranë për hetime të mëtejshme”, shprehet burime zyrtare.
Gjatë këtij muaj, policia e Gjirokastrës ka bllokuar në shtatë raste të ndryshme rreth 2 ton marijuanë, ndërsa 8 persona janë ndaluar.

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s