PEDAGOGIA E EKONOMIKUT, LINDITA ROVA, PËRZGJIDHET DREJTORESHË E DAR PËR QARKUN E GJIROKASTRËS

KONKURSI-ARSIMI-GJIROKASTER-3 DHJETOR 2013 (5)Nga Telnis Skuqi
GJIROKASTËR, 3 Dhjetor/ATSH-Telnis Skuqi/ – Pedagogia e ekonomikut pranë Universitetit të “Eqrem Çabej” të Gjirokastrës, Lindita Rova, është përzgjedhur mes pesë kandidatëve, drejtoresha e Drejtorisë Arsimore Rajonale (DAR).
E pranishme në debatin publik mes kandidatëve ishte edhe ministrja e Arsimit dhe Sporteve, Lindita Nikolla.
Nikolla në fjanë e saj tha se ky proces ka qenë fokusi kryesor për institucionin që ajo drejton, si një mënyrë për t’i dhënë rëndësi meritës, përkushtimit dhe angazhimit të këtyre drejtuesve për të larguar politikën nga shkolla.
“Personalisht kam hequr dorë nga përzgjedhja e drejtuesve të ri të DAR-ës, pasi arsimi duhet të largohet në ngjyrat politike”, tha Nikolla, e cila shtoi se “Tashmë ka ardhur koha që arsimi shqiptar ka nevojë për një reformë institucionale”.
“Është e pafalshme që në ciklin shkollor parauniversitar nxënësit të mos marrin dije, pasi mësuesit nuk janë përzgjedhur sipas meritës, por janë emëruar sipas bindjeve politike. Kjo politikë duhe të marrë fund”, vijon Nikolla.
Më tej, ministria e Arsimit dhe Sporteve, theksoi rëndësinë e procesit të drejtuesve të ri të DAR.
“Sot jemi mbledhur së bashku për të ndarë një vizion, i cili synon t’u japë përmasa të reja rolit dhe cilësisë së shkollës për t’i përmirësuar ato, jo vetëm në aspektin e mësimdhënies dhe të nxënies, por dhe më tej, për të mësuar që ne nëpërmjet shkollës të adresojmë në komunitet nisma edhe për përmirësimin e cilësisë së jetës së gjithë komunitetit përreth shkollës”, tha Nikolla.
“Ky është koncepti për të cilin ne kemi ardhur të diskutojmë këtu sot me ju, pasi ju jeni realisht partnerët tanë të rëndësishëm për çdo reformë që mundëson rritjen e cilësisë së jetës së shkollës. Ky vizion ka për qëllim ta shndërrojë shkollën në përçuese të dijes e të edukatës qytetare dhe për ta sjellë atë në nivele të reja si projektuese e demokratizimit dhe e vlerave europiane në mbarë vendin”, nënvizoi Nikolla.
Përzgjedhja e drejtorit të ri të arsimit për qarkun e Gjirokastrës, nisi rreth një muaj më parë dhe u nda në tre faza.
Në fazën e parë morrën pjesë tetë kandidatë, prej të cilëve gjashtë u kualifikuan në fazën e dytë.
Në fazën e tretë morrë pjesë pesë kandidatë, prej të cilëve dy mësues, dy pedagogë dhe një gazetarë, përkatësisht Bujar Dudumi, Marieta Spiri, Lindita Rova, Vasil Bilero, si dhe Odise Kote.
Në fund të këtij procesi, juria ka zgjedhur si drejtoreshën e re DAR-ës për qarkun e Gjirokastrës, Lindita Rova, e cila grumbulloj pesë pikë maksimale.

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s