VDES NË MOSHËN 95 VJEÇARE PRESIDENTI I PARË ME NGJYRË NELSON MANDELA

NELSON MANDELA-5 DHJETOR 2013Nga Telnis Skuqi
JOHANESBURG – Nelson Mandela, figurë e lartë e luftës së Afrikës për liri dhe një hero për miliona njerëz në mbarë botën, ka vdekur sot, më 5 dhjetor 2013, në moshën 95 vjeçare.
Presidenti i parë me ngjyrë i Afrikës së Jugut vdiq në shoqërinë e familjes së tij në shtëpi në Johanesburg, pas viteve të shëndetit në rënie që kishte shkaktuar atë të tërhiqet nga jeta publike .

Lajmi u njoftua kombit afrikanë nga presidenti i aktual, Jacob Zuma, në një fjalim televiziv.
“Ky është momenti i pikëllimit tonë më të thellë”, tha Zuma, i cili shtoi “Vendi ynë ka humbur djalin e saj më të madh në 20:50, në orën lokale”.
Zuma njoftoi se Mandela do ketë një funeral shtetëror dhe urdhëroi që flamuri të valvidet në gjysmë shtizë.
“Mandela ishte një hero i kohës sonë”, tha kryeministri britanik, David Cameron, pasi mësoj lajmin e hidhur.
Mandela u shtrua në spital në qershor të këtij viti nga një infeksion të mushkëri dhe me kalimin e kohës gjendja e tij shëndetësore u përkeqësua.
Mandela , shpesh i njohur me emrin e tij klanor Madiba, u nderua me çmimin “Nobel” për paqen në vitin 1993 .
Një vit më vonë, 1994, Mandela u zgjodh presidenti i parë me ngjyrë i Afrikës.
Gjatë betimit solem, Mandela tha: “Kurrë, kurrë dhe kurrë më, nuk do të përjetoj kjo tokë shtypjen njerëzore. Le të mbretërojë liria. Zoti e bekoftë Afrikën!”
Mandela lindi në një fshat të vogël në Kepi Lindore, më 18 korrik 1918.
Në vitin 1943, Mandela themeloj Ligën e Rinisë, që më pas do të kthehej në një organizatë për të drejtat e zezakëve afrikanë.
Në vitin 1960, Mandela kaloi në ilegalitet, pas masakrës Sharpeville, në të cilin 69 protestues zezakë u qëlluan për vdekje nga policia.
Në vitin 1962, ai u arrestua me akuzën për sabotim dhe përpjekje për përmbysje të qeverisë .
Gjatë mbrojtjes në gjyq, në vitin 1964, ai tha: ” Unë qysh i vogël kisha idealin e një shoqërie demokratike dhe të lirë, në të cilën të gjithë personat jetojnë së bashku në harmoni dhe me mundësi të barabarta”.
Më tej shtoi: “Kjo ishte një ideal që unë shpresoj të jetoja sot dhe për të ardhmen, por nëqoftëse jeta ime është e nevojshme për këtë ideal, unë jam i përgatitur të vdes”, shtoi Mandela.
Pavarësisht se gjykata dha dënim me vdekje, Mandela u dënua me burgim të përjetshëm, megjithatë zezakët afrikanë vazhduar luftën ndaj regjimit të apartedit.
Në vitin 1990, presidenti i atëhershëm Frederik Willem de Klerk, me një dekret të veçantë pranoj të legalizoj Kongresit Kombëtar Afrikan (ANC) dhe Mandela fitoj lirinë, pas 27 viteve burg.
Mandela u diagnostikua me kancer të prostatës në vitin 2001 dhe doli në pension të moshës 85 vjeçare, për të qenë pranë familjes së tij, por, ai, mbeti një figurë e dashur dhe nderua për mbarë botën.
Mandela vazhdoi të bëjë paraqitjet herë pas here në ngjarjet në ndryshme politike, kulturore dhe sportive.
Ai doli për herë të fundit në publik në finale të Kupës Botërore 2010, në Johanesburg, një turne që ai kishte ndihmuar personalisht ta sillte në Afrikën e Jugut për herë të parë.
Nelson Mandela gjatë jetës së tij u martua 3 herë dhe ka 6 fëmijë.

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s