GREQI / VRITEN DY SHQIPTARË DHE NJË POLIC GREK

POLICI GREK I VRARE-FOLLORINE-GREQI-8 DHJETOR 2013Nga Telnis Skuqi
FLORINA (GREQI) – Dy vëllezër shqiptarë dhe një oficer i policisë greke mbetën të vrarë sot pas një shkëmbimi zjarri midis dy palëve, njofton faqja online http://www.aftonomi.gr, që citon policinë lokale.
“Ngjarja e paprecedentë ndodhi në rajonin malor të Vronderos në Florina, në afrësi të Prespës së Vogël, rreth 2 km në thellësi të territorit grek”, citon gazeta online.

I njëjti burim tha se tre oficerë grek të Departamentit të Ruajtjes të Kufirit ishin duke bërë patrullimin për peshkim të paligjshëm, ku kanë shërbimit kanë parë një kasolle të dyshimtë.
“Policët grekë kishin informacion që kasollja në fjalë po përdorej nga bandat shqiptare për trafikimin e lëndëve narkotike”, citon policia.
Policia tha se dy prej policë qëndruan të fshehur në cepin e djathtë dhe të majtë të kasolles, ndërsa i treti hyri brenda saj dhe gjeti vdekjen e menjëhershme nga armët e dy shqiptarëve.
Georgios Manos, sekretar i përgjithshëm i shoqatës së policëve në Florinë, tha për mediat greke se pas të shtënave në vendngjarja kanë mbërritur një grup special i ndërhyrjes së shpejt për të netralizuar dy shqiptarët.
“Dy vëllerëzit Melsi dhe Elvis Çollaku, banorë të fshatit Shuec (Korçë), që kishin hyrë ilegalisht në territorin grek një ditë më parë, nuk pranuan të dorëzoheshin, por qëlluan në drejtim të policisë greke. Shkëmbimi i zjarrit ka zgjatur dy minuta”, tha Manos, ndërsa saktësoi se dy viktimat ishin anëtarë të një bande që bënin plaçkitje në territorin grek.

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s