REPORTAZH / QYTETI QË KËRKON TË FLUTUROJË NGA AEROPORTI I GJIROKASTRËS

AEROPORTI I GJIROKASTRES-20 DHJETOR 2013_Nga Telnis Skuqi
GJIROKASTËR, 20 Dhjetor/ATSH/ – Llambi Margariti, vetëm ka dëgjuar nga babai i tij, që dikur në qytetin e Gjirokastrës ka ekzistuar një aeroport, që u inagurua më 11 gusht 1929 nga italianët.
Sot ky aeroport nuk ekziston, pavarësisht se ndodhet gërmadhë rreth 1 kilometër larg qytetit, pranë luginës së Drinos.

“Im at, sot nuk jeton, por vazhdimisht fliste për aeroportin, pasi ishte i vetëm transporti ajror që kryente fluturim nga Tirana në Gjirokastër dhe anasjalltas”, thotë Margariti, pedagog i artit në Universitetin e Gjirokastrës.
Sipas tij, në vitet ‘30-’40, të shekullit të kaluar, ky aeroport kishte funksione, ndërsa gjatë Luftës së Dytë Botërore u përdor nga gjermanët dhe italianët.
Gjatë kësaj periudhe, tregon Margariti, u zhvillua transporti ajror civil dhe linjat kryesore ishin Tirana, Vlora, Korça dhe Brindisi (Itali).
“Ky lloj transporti zgjati deri në fund të Luftës së Dytë Botorore, ndërsa gjatë sistemit komunist u përdorë për qëllime ushtarake dhe emergjencash”, pohon Margariti, pjesëtar i lobimit për rindërtimin e aeroportit të Gjirokastrës.
Margariti e vlerëson pozitiv deklaratën e ministrit të Transportit dhe Infrastrukturës, Edmond Haxhinasto, ku theksoj disa ditë më parë rëndësinë për një aeroport në jug të vendit.
“Kemi shpresa që aeroporti i Gjirokastrës do të rilind, pasi një qendër rajonale pa standarde europiane nuk mund të kuptohet pa prezencën e një aeroporti”, thotë Margariti.
Sipas tij, Gjirokastra si qender rajonale e ka pasur dikur një aeroportin dhe i plotëson të gjithë kushtet për të qenë e tillë.
“Pozicion gjeografik i rajonit të Gjirokastrës është i favorshëm. Në jug të vendit kryqëzohen rrugët lokale, kombëtare dhe ndërkombëtare, ku spikat afërsia me Greqine, si dhe afërsia me portin ndërkombëtar të Igoumenices (Greqi) dhe Sarandë”, nënvizon Margariti, ndërsa shton se Gjirokastra është qendër e trekëndëshit kulturorë dhe mjedisorë Butrint-Gjirokastër-Berat.
Bexhet Çobani, inxhinjer ndërtimi, sqaron se pista e aeroportit të Gjirokastrës ka gjatësi 1200 metra, gjerësi 30 metra dhe ndodhet në lartësi 190 metra mbi nivelin e detit.
“Aeroporti ka një distancë 0.8 km nga ana lindore e qytetit dhe 0.5 km nga rruga kombëtare Gjirokastër-Kakavije. Ka një sipërfaqe totale 124 mijë metra katrorë, prej të cilat 96 mijë metër katrorë pistë fluturimi, 18 mijë metër katrorë shesh rakordimi, ndërsa pjesa tjetër zonë shërbimi”, tregon Çobani.
Teodor Bilushi, pedagog i gjuhës italiane pranë Universitetit të Gjirokastrës, njëherazi Konsulli i Nderit Italian, shprehet se vitet e fundit Bashkia e Gjirokastrës dhe Këshilli i Qarkut ka treguar interesim për rivënien në funksionit të aeroportit.
“Rreth gjashtë vjet më parë, pushteti vendor ndaloi ndërtimet e objekteve paleje, pastroi pistën dhe vendosi shenjat kufizuese”, thotë Bilushi, ndërsa nënvizon se në vitin 2008, Delegacioni Italian i Eksperteve (DIE) investoi për rindërtimin e stacionin meteorologjik me standarde ndërkombëtare.
“Atë vit, Këshilli i Qarkut të Gjirokastrës në bashkëpunim me specialitët italianë VSP (Volontari Senior Profesionali) dhe shoqërinë “Tecno Engineering 2C”, me seli në Romë (Itali) realizuan një studim fizibiliteti, i cili ende nuk është shfrytëzuar nga të tretët”, shton ai.
Bilushi thekson se riaktivizimi i aeroportit të Gjirokastrës do të ndihmojë në zhvillimin e turizmit në jug të vendit, si dhe do të krijojë një treg rajonal.
Turizmi arkeologjik, kulturor dhe historik, vijon Bilushi, është një biznes fitimprurës dhe fatmirësisht, këto tre elementë ekzistojnë. Funksionimi i aeroportit do të ndikonte në dyfishimin e turistëve të huaj, si dhe do të konsolidonte transportin ajror.
“Në bazë të eksperienca ndërkombëtare, por dhe sygjerimeve konkrete të specialistëve vendas dhe të huaj të aviacionit rezulton fakti se aeroporti i Gjirokastrës i ka të gjitha elementet teknik për të qenë një aeroport rajonal ndërkombetar”, pohon Bilushi.

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s