REPORTAZH / DILEMA KOLUMBIANE: DROGË APO PAQE?

MARIJUANA-CULUMBIA-ATSH-22 DHJETOR 2013Nga Philippe Zygel
KORINTO (Kolumbi) 22 dhjetor /ATSH-AFP/ – Gjethen e kokainës apo degën e ullirit, simbol i paqes?
Kjo është dilema që ka prekur fshatarët në Kolumbi, ndërkohë që mbahen negociata me gueriljet e FARC-it.
Sinonim i mbijetesës, kulturat e ndaluara mbjellin vdekjen prej dhjetëra vitesh në këto zona. Në malet e Kukasë, që ndodhen në juglindje të vendit, një rajon shumë i prekur nga konfliktet, bisedimet mes qeverisë dhe rebelëve marksistë të Forcave të Armatosura Revolucionare të Kolumbisë (FARC), që kanë të bëjnë kryesisht me trafikun e drogës, duken shumë të largëta.
“Deri sa të zgjidhet çështja e varfërisë, do të vazhdojmë që të mbjellim kokainë dhe marijuanë”, tregon një kultivues i ri i pyetur nga një gazetar.
Për atë, llogaritë janë të thjeshta, një kilogram koka është 3 200 pesos (më pak se dy dollarë amerikanë), katër herë më shumë sesa një kilogram miell, tarifa këto shumë larg nga çmimi i kokainës, që prodhohet nga kjo bimë dhe ku Kolumbia është prodhuesi i parë botëror (309 ton në vit dhe 48 000 hektarë janë llogaritur në vitin 2012, sipas OKB-së).
“Dialogu për paqe më frikëson, çfarë do të ndodhë nëse do të na i heqin të gjitha? Si do të jetojmë?”, bërtet ai, ndërsa shikon të kalojë një karvan me njerëz të kërrusur tek mbajnë në kuriz thasët gjigantë me gjethe koka.
Disa kilometra më tej, një fshatar i moshuar, 72 vjeç, kultivon njëkohësisht kafe dhe marijuanë.
“Ajo që ka rëndësi, nuk janë përfundimet që do të nxjerrin ata në ato farë të ashtuquajtura negociata, por çmimi i kafes, nëse ai bie do të mbjellim më shumë marjuanë”, thotë ai ndërkohë që disa gra presin gjethet nga bima shpejt e shpejt me gërshërë.
Për kryetaren e lokalitetit të Korintos, Orfa Rojas, “një zhdukje e menjëhershme e kokas do të sjellë një ‘dekompozim social’, qëllimi i qeverisë është që të na largojë neve për t’i lenë vendin multinacionaleve”, thotë ajo.
Fjalët se do të ketë një zhdukje të plotë rrisin shqetësimet dhe shumë fshatarë shpresojnë ende tek FARC-i për t’i mbrojtur.

NJË ILUZION

“Do të mbrohemi dhe gueriljet do të jenë me ne, ata janë kudo nëpër male”, thërret një kultivues i një zone që ndodhet pranë San Julianit.
Ndërsa e motra, vajza e së cilës, vetëm 19 vjeçe, kishte mbetur e vrarë vitin e kaluar nga plumbi i një ushtari, e qetëson duke thënë se “nëse ata duan të ndryshojnë kulturat, atëherë qeveria duhet të na ndihmojë që të mbijetojmë”.
Duke tundur kokën, në formë mohuese, ai dëgjon radion lokale që lëshon mesazhe të ushtrisë ku i bëhet thirrje popullsisë që të denoncojë rebelët.
Por më kot, grafite dhe imazhe që tregojnë lavdinë e “frontit të 16-ë” të FARC-it gëlojnë në muret dhe rrugët e Kaukas.
E krijuaj në vitin 1964 gjatë një kryengritjeje të fshatarëve, guerilja më e vjetër e Amerikës Latine, e përbërë nga rreth 8 000 luftëtarë të përhershëm, mbështetet gjithashtu në ndihmën e milicive të përkohshme që janë rreth 20 mijë civilë, kjo përbën atë që autoritetet e quajnë RAT thënë ndryshe, Burim që Mbështet Terrorizmin.
Shefi i një njësie të FARC-it të një rajoni aty pranë, një guerilas që organizon rregullisht bllokime të rrugëve siguron se do të vazhdojë që të kujdeset për fshatarët, duke rikujtuar propozimin e rebelëve që kërkojë ose një legalizim të kokas ose një zëvendësim të saj me kultura të tjera.
“Morali është nga më të lartët, sa më shumë na godasin ushtarët, aq më e lartë është vendosmëria jonë”, thotë rebeli, i cili e ka hequr uniformën dhe pastron revolen me këmishën e vet duke e futur më pas në xhepin e pantallonave.
I futur në mars mes ushtrisë dhe rebelëve, komuniteti i zonës i indinjuar përpiqet që të ngrejë zërin për vendosjen e paqes në këtë vend ku dhuna ka bërë me qindra mijëra të vdekur në 50 vitet e fundit.
Kryetar i një zone shumë të rëndësishme indiane të Toribios, Marcos Yule Yatacue, i cili lobon për krijimin e projekteve afatgjata për zhvillim, u pohon fshatarëve se “kulturat e paligjshme janë vetëm një iluzion”.
“Si ushtria dhe rebelët janë të interesuara për kokën, kjo është arsyeja përse kulturat e jashtëligjshme vazhdojnë të lulëzojnë, përpara syve të të gjithë botës, në kodrat e mbushura me sera që shkëlqejnë gjatë natës”, sipas Marcos Yule Yatacue.
“FARC-i i ka bërë thirrje fshatarëve që të mbjellin akoma dhe më shumë koka gjatë periudhës së negociatave në Kubë, e gjithë kjo do të përfundojë shumë keq”, parashikon më plaku i fshatit.

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s