GJIROKASTËR/ NDËRTIMET PA KRITER RREZIKOJNË VLERAT HISTORIKE TË QYTETIT

GJIROKASTRA-23 DHJETOR 2013 (1)Nga Telnis Skuqi (ATSH)
GJIROKASTËR – Disa ditë më parë, një banesë karakteristike në lagjen “Varosh” në qytetin e Gjirokastrës, në jug të vendit, përpak sa nuk u shkrumbua plotësisht, pavarësisht se zjarrfikësit u ndodhën në kohë në vendngjarje.

“Zjarrëfikësit u treguan heroik, pasi po të ishte për banorët e zonës, sot ky objekt do të ishte thjeshtë një kujtim fotografik”, shprehet Agron D., inxhinjer elektrik.

“Objektet tona po rrezikohen vetëm nga etja për të zgjeruar ambjentet e banesave, duke harruar standardet e sigurisë, ndërsa personat përgjegjës tregohen indiferent për kaosin e krijuar së fundmi”, shprehet Agroni, i cili hedh sytë nga rrugët e ngushta.
Ai kujton se përpara viteve 1990, të gjitha rrugët ishin të gjera dhe me trotuare, ndërsa tani kemi objekte me shumicë dhe rrugë me pakicë.
“Mbrojtja e vlerave kombëtare është parësore, sidomos në pjesën e sipërme të qytetit të Gjirokastrës”, thotë Spartak Drasa, drejtori Rajonal i Kulturës Kombëtare, në qarkun jugor. Drasa pohon se, disa muaj më parë, Gjirokastra ishte ndarë nga informaliteti, veçanërisht në zonën muzeale, por në fillim të muajit qershor, është vënë re ringjallja e objekteve pakriter.
“Qindra objekte pa kriter janë shfaqur si kërpudhat pas shiut në qytetin jugor, ku janë “zaptuar” disa zona muzeale ”, pohon Drasa.
Nga ana tjetër, burime zyrtare nga zyra rajonale e ALUIZNI-it, pohuan për ATSH-në se ky institucion, prej disa vitesh nuk ka dhe nuk do të shqyrtojë asnjë objekt pa leje, të ndërtuar pranë zonës muzeale.
“Në tre rrethet e qarkut të Gjirokastrës, janë vetëdeklarur 2134 ndërtime pa leje, prej të cilave; 460 në Përmet, 474 në Tepelenë dhe 1200 të tjera në Gjirokastër”, bënjë të ditur burimet nga ALUIZNI.
Referuar atyre, në qarkun e Gjirokastrës ekziston vetëm një zonë informale në komunën e Lazaratit, 3 kilometra larg Gjirokastrës, ku ndodhen 164 objekte, me një sipërfaqe prej 75 hektarë.
Agron Doraci, arkitekt, shprehet se “vendosja e një statusi të qartë për zonën muzeale, do të jetë pozitive për zhvillimin urban”. Doraci thotë se ka banesa karakteristike, të cilat kanë nevojë për rikonstruksion, por jo për zgjerim.
“Nëqoftëse objekti ndryshon strukturë, atëherë kemi të bëjmë me degradim të tij, pasi është cënuar ansambli historik”, thotë Doraci. Ai beson se zona muzeale ka mundësi t’i mbijetojë shkatërrimit, pasi ky qytet, me vlera të ralla historike dhe muzeale, nuk dëmtohet nga kalimtarët, por nga “nxitimi” për të hequr qafe vlerat që ai ka.
Sipas Doracit, tragjedia e 9 nëntorit të vitit 2009, ku humbën jetën tre të pafajshëm, për shkak të shembjes së pallatit pesëkatësh, në lagjen “11 janari”, tregoi më së miri se rreziku i banorëve gjirokastritë nuk vjen nga frika e shembjes së objekteve monumentale, por nga ndërtimet pa kriter.

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s