DHUNOHET BRUTALISHT GAZETARJA, TETYANA CHORNOVIL

APTOPIX Ukraine-Activists

DHUNOHET BRUTALISHT GAZETARJA, TETYANA CHORNOVIL
Nga Telnis Skuqi
UKRAINË – Një gazetare ukrainase pro-evropiane u rrah brutalisht mbrëmjen e djeshme nga disa persona ende të paidentifikuar.
“Tetyana Chornovil u nxorrën nga makina e saj, u rrah dhe u la në mishirë të fatit”, thuhet në komunikatën e policisë ukrainase.
34 –vjeçarja, tha policia, u ndalu nga një automjet në orët e para të ditës së mërkurë.
Gazetarja e pavaru ka pësuar fraktura të shumë të trup, por fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën, sipas gazetës “Ukrainska Pravda” (“Drejtësia Ukrainase”).
Gazetarja Tetyana Chornovil, që shkruan për faqen opozitare online “Ukrainska Pravda”, është aktiviste e njohur, e cila disa herë ka mbajtur fjalime në protestat aktuale kundër qeverisë, që tash e disa javë po vazhdojnë në kryeqytetin Kiev.
Ngjarja u regjistrua nga kamera e gazetares, e cila ndodhesh në automjet e saj.
Lidhur me këtë ngjarje, mira protesues u mblodhën jashtë Ministrisë së Brendshme të Ukrainës, për të protestuar për dhunën.
Disa demonstrues mbanin fotografi të zonjës Chernovil, e cila ka qenë edhe një nga udhëheqëset e demonstratave masive, të cilat kanë tronditur kryeqytetin e Ukrainës, Kiev, për më shumë se një muaj, që kur Presidenti Viktor Janukoviç vendosi të pezullojë një marrëveshje me Bashkimin Evropian në favor të forcimit të lidhjeve me Rusinë.
Ministria e Brendshme e Ukrainës thotë se “Policia beson se në rrahjen e gazetares Tetyana Chornovil, ishin të përfshirë tre vetë, dy prej të cilëve tashmë janë arrestuar”.
Rreth dy muaj më parë, mijëra protestues pro-evropianë në Ukrainë, përkundër motit tejet të ftohtë, protestojnë në Sheshin e Pavarësisë në Kiev, kundër vendimit të qeverisë për ndërprerjen e nënshkrimit të Marrëveshjes për Asociim dhe asaj për tregti të lirë me Bashkimin Evropian.
Protestuesit mbanjnë parulla që bëjnë thirrje për largimin e presidentit Viktor Janukoviq, si dhe të kryeministrit të tij, Mikola Azaro.
Janukoviq, i cili erdhi në pushtet vitin e kaluar, është akuzuar nga kritikët e tij për lidhje të afërta me Moskën dhe për persekutimin e kundërshtarëve të tij politikë.

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s