SARANDË / NUK I PËLQEU STILI I SHKRIMIT, GJYQTARJA DËNON ME 1.5 MILION LEKË GAZETARIN, THOMA NIKA

THOMA NIKA-GAZETAR-2 JANAR 2013SARANDË – Disa shoqata të gazetarëve të jugut, kanë dalë me një deklaratë të përbashkët, të bërë publike një ditë më parë, në mbrojtje të gazetarit Thoma Nika dhe në denoncim të vendimit gjyqsor absurd, të dhënë nga gjykata e Sarandës.

Shoqata e Gazetarëve Profesioniste “Jonianë”, Unioni i Gazetarëve Shqiptarë, dega Sarandë, Unioni i Gazetarëve shqiptarë, dega Gjirokastër, si dhe liga e Gazetarëve të Jugut e Agjencia “Ajmmi”, në deklaratën e tyre, urimit të të gjitha mediave në këto ditë të fundit të vitit 2013, i bashkojnë edhe urimin për të qenë viti 2014 një vit me më shumë dinjitet e drejtësi, në radhë të parë, për drejtësinë.

“Marrim shkas për ta moderuar kështu urimin tonë, thuhet në deklaratën e këtyre shoqatave, nga lajmi i ditëve të fundit, që tronditi komunitetin e gazetarëve shqiptarë dhe ngjalli reagimin e disa mediave”.
Sipas deklaratës së gazetarëve të jugut, Lajm i keq është se kolegu ynë, Thoma Nika, pas një padie “për shpifje” dhe “dëmtim të imazhit”, thjesht e vetëm se raportoi lajmin “Tritol mjetit te ish shefit te urbanistikes, thjesht pse kreu detyrën minimale të reporterit; dënohet me gjobë prej 150.000 lekë, nga gjyqtarja e gjykatës së rrethit Gjyqsor të Sarandës, znj. Albana Xhelili.
Koha e dënimit të gazetarëve në vendin tonë, duhet të mbetet pas, apelojnë këto shoqata, duke nënvizuar se është absurde të ndodhë që vënësi i tritolit në makinën e ish- zyrtarit të Bashkisë së Sarandës, shetit i lirë nëpër Sarandë e pas 10 muajsh, mbetet i paidentifikuar, ndërkohë që dënohet e ndëshkohet ai që dha lajmin e kësaj ngjarjeje të 9 marsit të këtij viti !!
“Për ne, nuk ka asnjë rëndësi masa e gjobës, por denoncojmë lehtësinë e dritëshkurtësinë, me të cilën u vendos për një ndëshkim të pamerituar e të pamotivuar”, mbajnë qëndrim shoqatat e gazetarëve në jug të vendit.
Nëpërmjet peticionit të tyre, drejtuar jo vetëm opinionit publik, por edhe instancave më të larta të shtetit, gazetarët e jugut vlerësojnë se me vendimin për gjobitjen e gazetarit, komunitetit te gaze-tareve shqiptarë iu bë një atentat nga gjyqsori dhe atentatore e radhës u bë Gjykata e Sarandës.
Ata protestojnë ndaj vendimit të marrë nga gjyqtarja Gentiana Xhelili, duke e konsideruar këtë si non sens të drejtësisë së shkallës së pare, edhe per faktin se paditesi eshte ekspert ndertimi i kesaj gjykate.
Në peticion shkruhet se do të donin që rasti i padisë së ngritur ndaj zotit Thoma Nika, të mbetet një precedent negativ, i arkivuar në vitin 2013, duke besuar e pritur që, në shkallët e tjera të Gjyqsorit, kjo çështje të trajtohet pa paragjykime, si një “çështje” e sajuar dhe padi pa objekt!
Shoqatat e gazetarëve që funksionojnë në Jug të Shqipërisë apelojnë në institucionin e Presidentit të Republikës, Bujar Nishani, njëherësh edhe Kryetar i KLD-së, si dhe në adresë të Ministrit të Drejtësisë Nasip Naço dhe gjykatës së Apelit Gjiorokaster, duke kërkuar që të ndikojnë për t’u dhënë fund proceseve të tilla absurde ndaj gazetarëve, të cilët janë në përmbushje të detyrës si misionarë të fjalës së lirë, raportues të lajmit dhe zëdhënës të opinionit publik.
Komuniteti i gazetarëve të Jugut shqiptar, kërkon pushimin e çështjes së mësipërme. “E kërkojmë këtë, edhe në klimën e hapave për reforma, që i kërkohen sot drejtësisë shqiptare”, përfundon peticioni i shoqatave të gazetarëve të jugut.

SHOQATA E GAZETARËVE PROFESIONISTE “JONIANË”
UNIONI I GAZETARËVE SHQIPTARË, DEGA SARANDË
UNIONI I GAZETARËVE SHQIPTARË, DEGA GJIROKASTËR
LIGA E GAZETARËVE TË JUGUT
AGJENCIA “AJMMI”

Advertisements

1 Koment

  1. te dashur gazetare me behet qejfi dhe e vleresoj shume reagimin tuaj por nga kush prisni juve qe te gjeni drejtesine nga ata qe gjithcka qe kane realizuar e kane bere ne baze te pa drejtesise po mua si qytetare i thjeshte me preukupon fakti se ju si gazetare reagoni kurre ju preken interesat tuaja dhe jo per ceshtje qe qytetaret e thjeshte perballen c,do dite me pa drejtesine e ketyre gjyqetareve te korruptuar deri ne place dhe me pa turpesi kerkojen te justifikohen se nuke kane pamvaresi per sa i perket juve si gazetare ceshtja eshte shume ethjeshte bejuni nje pyetje se ku i kane gjetur te ardhurat qe kane vene pasuri perrallore me makina lluksoze e me vila pashallaresh bejuani kete pyetje dhe cojeni deri ne fund .po me sa kam kuptuar une ne shqiperi nuke duan drejtesi sidomos politikanet dhe pas tyre edhe juve qe nuke kemgulni ne ivestigimin e ketyre pa drejtesive .munde te shkruash nje liber per kete ceshtje por une do te ndalem ketu po ju a le juve ta vazhdoni luften per kete ceshtje ne qofte se ju intereson vertete me respekte gramoz shehu itali

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s