REPORTAZH / “MIRËMËNGJES GJIROKASTËR!”

GJIROKASTER-MJEGULL-3 JANAR 2013Nga Telnis Skuqi
GJIROKASTËR /ATSH/ – “Mirëmëngjes Gjirokastër!” përshëndet sot spikerja radiofonike, Silvana Spaho nga pas mikrofonit.
Kjo gazetare e magjepsur nga filmi i famshëm amerikan “Mirëmëngjes Vietnam”, dëshironte që nëpërmjet valëve të radios të zgjonte qytetarët gjirokastritë të përgjumur prej dy ditësh.
“Kemi nevojë të rigjenerojmë forcat nga festat e fundvitit, pasi jeta vazhdon”, shprehet me sinqeritet Silvana, një gazetare e re me plotë energji.
Ajo thotë se ndërrimin e viteve e festoi në shtëpi, sëbashku me familjen.
“Festat vijnë dhe shkojnë, por njerëzit kanë nevojë të punojne”, thekson Silvana.
Aida Karalli, drejtoresha e filialit bankar “Societe Generale” të Gjirokastrës, shprehet se dita e parë e punës për vitin 2014 ka qenë e ngarkuar.
“Shumë klientë të kësaj banke kanë pritur dy ditë për të kryer transferta bankare apo për të marrë qoftë edhe një shërbim nga punonjësit tanë”, shprehet Karalli.
“Nuk e ke idenë çfarë “rrëmuje” ka qenë sot”, shton ajo, duke nënvizuar se shërbimet bankare tashmë është bërë pjesë e jetës së çdo qytetari.
Diana Duri, edukatore e kopështit “Cicërimat”, mendon se festat e fundvitit ende nuk kanë mbaruan plotësisht.
“Vetëm 5 nga 35 fëmijë erdhën sot në çerdhe, ndërkohë kopështi ishte e mbyllur”, nënvizon ajo, duke shtuar se gjirokastritët janë të dashuruar pas festave të fundvitit, pasi ndërrimi i viteve bashkon familjen në një tryezë.
“Kisha dëshirë të qëndroja në shtëpi, pasi ende nuk më ka dalë malli për dy vajzat e mia që studiojnë përtej kufirit, por sot isha e detyruar të dilja në punë”, thekson ajo.
Gentian Mullai, zëdhënës i drejtorisë së policisë së qarkut të Gjirokastrës, thotë se në pikën e kalimit kufitar të Kakavijes ka nisur prej ditës së djeshme kthimi i emigrantëve shqiptarë që erdhën në atdhe për të festuar për familjes ndërrimin e viteve.
Për të, problemi më shqetësues për policinë lokale në jug të vendit janë rrugët kombëtare, pasi, sipas tij, emigrantët e nënvlerësojnë Kodin e Qarkullimit Rrugor.
“Katër postoblloqe policie janë ngritur nga rrugën kombëtare Tepelenë-Kakavije, me gjatësi rreth 110 km. Besoj se këto masa do të minimizojnë aksidentet të rënda rrugore”, thekson ai.

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s