REPORTAZH/ TAKSISTËT, SHËRBIMI QË “UDHËTON” PA TAKSIMETËR

GJIROKASTER-SHERBIMI-TAKSI-7 JANAR 2014Nga Telnis Skuqi
GJIROKASTËR /ATSH/ – Paratë i morri kokër më kokër, por taksisti gjirokastrit nuk ia dha kuponin tatimor gazetarit francez, pavarësisht lutjeve të tij.
P. Camille erdhi në Gjirokastër për të bërë një reportazh turistik për qytetin e UNESCO-s, i dërguar nga një gazetë franceze.

Të gjitha lëvizjen e tij ishin të planifikuar qysh më parë, por Camille nuk e kishte parashikuar që në Shqipëri vështirë të marrë faturën tatimore.
“Çfarë të bëj tani. Si ta justifikoj këtë shpenzim”, pyeti Camille, i cili shtoi se taksisti më kot e mbante taksimetrin, pasi ky instrument nuk punonte.
Pesë vite më parë, pushteti vendor pajisi me taksimetër 65 automjete taksi.
Sot asnjë klientë që sjellë shërbimin taksi nuk merrë asnjë faturë tatimore, përkundrazi, të dy palët janë të interesuar të mbyllin njërin sy.
Në fakt, gazetari francez nuk është mësuar me medotat “alla shqiptarçe”.
“Nuk them se në Francë nuk ekzistojnë këto marifete, por jo kaq hapur, sidomos shërbimi taksi që është i ekspozuar direkt tek publiku”, thotë Camille, ndërsa shton se taksistët në qytetet turistike janë model dhe, jo të japin shembullin e favorizimit të evazionit fiskal.
Përparim Kore, shefi i zyrës së shërbimeve publike pranë bashkisë së Gjirokastrës, deklaroi pesë vite më parë, se klientët gjirokastritë që zgjedhin shërbimin e taksi për të lëvizuar do të paguajnë në bazë të distancës që ka përshkruar dhe jo sipas dëshirës së drejtuesit të automjetit taksi.
“Çdo drejtues i shërbimit taksi, është i detyruar të vendos në një vend të dukshëm taksimetrin, në rast të kundër ai do të gjobitet nga policia bashkiake”, tha Kore, duke nënvizuar se
Sipas tij, çmimi fillestar për çdo klientë është 30 lekë të reja dhe në bazë të distancës shuma rritet në mënyrë progresive.
“Vendosja e taksimetrit jo vetëm do të shmangë evazionin fiskal, por, njëkohësisht do të mbrojë klientët nga abuzimet”, përfundoi ai.
Aktualisht, në qytetin e Gjirokastrës ushtrojnë aktivitetin fitimprurës 250 automjete taksi, nga këta njëzetë furgon taksi.
Iliaz K., taksistë prej 11 vitesh, mendon se taksimetri tashmë është mjet i parëndësishëm për punën e tij.
“Është çmenduri të jesh taksist sot, por nuk kam profesion tjetër. Personalisht jam i interesuar të përdor taksimetër, sidomos të distanca të shkurta, por më konkurron tregu i zi”, shprehet Iliazi.
Iliazi mendon se pushteti vendor ka ndikuar negativish në konkurrencën e pandershme të shërbimit taksi.
“Taksitë me targa të bardha lëvizin lirshëm në qyteti, ndërsa policia bashkiake nuk ka fuqi të veproj”, thotë Iliazi.
“Nëqoftëse pushteti vendor nuk vepron për të frenuar informalitetin në shërbimi taksi, atëherë ky shërbim do të ofrohet për turistët vendas dhe të huaj”, përfundon ai.

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s