REPORTAZH / GJIROKASTËR, ATY KU ÇMIMET E KARBURANTEVE “VRAPOJNË” DREJT DIELLIT

GJIROKASTER-KARBURANTET-10 JANAR 2013Nga Telnis Skuqi
GJIROKASTËR /ATSH/ – Iliazi, taksiti gjirokastrit, nuk di si të sillet me klientët e rregullt, pasi nafta, sipas tij, u rrit me 10 lekë në litër në tre ditët e para të vitin 2014.
“Më keq nuk ka ku të shkojë. 10 lekë rrit shteti, po kaq edhe biznesi. Po vrapon çmimet drejt diellit”, shprehet Iliazi dhe sakaq nxjerrë dy 1-mijëshe për të mbushur sabratorin.

Iliazi tregon se në fundvit karburanti ishte 178 lekë litri, sot 195.
“Kush më mbron mua nga abuzuesit”, pyet Iliazi.
Punonjësi i pikes se karburantit, Altini G., 35 vjeç, i cili dëgjoi bisedën, shton se është e natyrshme që shteti të mbushë arkën e vet, por nuk mund të lejojë abuzuesit të përfitojnë nga paketa e re fiskale.
“Dy ditë para ndërrimit të viteve, administratori i karburantit tejmbushi me 1000 litra katër depozita me akcizën e 2013, ndërsa prej shtatë ditësh lënda djegëse tregëtohet me akcizën e re”, rrëfen Altini.
Ai e njeh këtë marifet, por është i detyruar të paguajë haraçin e manipuluesit.
“Kur do, shteti e kap lepurin me qerre!”, përshpërit ai.
Në Gjirokastër, pothuajse të gjitha pikat e shitjes me pakicë të karburanteve, në sikron me njërin-tjetrin, e kanë rritur çmimin mbi 20 lekë litri.
Konsumatoët ndihen të revoltuar, por askush nuk reagon publikisht.
“Çfarë të bëj, të zihem me grushta me administratorin?”, thotë Enkelejda, ekonomiste në një bankë të nivelit të dytë.
Ajo thekson se e ka të pamundur të udhëtojë më autobuzin e linjës, pasi nuk ekziston në lagjen e saj.
“Jetoj në pikën më të lartë të qytetit. Jam nënë e dy djemve, 10 e 13 vjec, por e kam të vështirë të lëvizë me këmbë”, tregon Enkelejda.
“Në Gjirokastër nuk ka korsi për biçikleta, për shkak të pozicion gjeografik, por të paktën pushteti vendor duhet të ndërtojë politika ku të funksionoj tranporti publik”, nënvizon ajo.
Krenar Kulla, drejtori i Drejtorisë Rajonale Tatimore për qarkun e Gjirokastrës, i emëruar dy javë më parë në këtë detyrë, e vlerëson shqetësues problemin e rritjes së çmimit të karburantit, por si institucion nuk kanë tagër ligjore të ndërhyjnë ndaj manipulimeve.
“Duhet një ligj i veçantë për të ndërmarrë një aksion ndaj pikave të karburantëve që abuzojnë me çmimet, pasi ende nuk ka mbërritur paketa e re fiskale. Mendoj se një task-forcë e ngritur nga pushteti qendror do të ishte i vetmi “ilaç” për të frenuar manipuluesit”, thotë Kulla.

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s