REPORTAZH / GJIROKASTËR, QYTETI QË NGRINË DHE SHKRINË SI DËBORA

GJIROKASTER-REPORTAZH-9 JANAR 2013Nga Telnis Skuqi
GJIROKASTËR /ATSH/ – Një ditë më parë, Spartak Drasa, drejtori rajonal i Kulturës Kombëtare, e përjetoj shumë keq lajmin e shembjes së murit perëndimor të banesën trekatëshe karakteristike të “Hajdërave” në qytetin e Gjirokastrës.

Drasa e kishte paralajmëruar këtë katastrofë urbanistike në zonën muzeale, por askush nuk e dëgjoj.
“Tani e vetmja shpëtim është shembja”, shprehet Drasa, ndërsa shton ky objekt monumental tashmë rrezikon edhe jetët e banorëve, si dhe banesat që ndodhet pranë objektit të shkatërruar.
Drasa mendon se nuk është shteti që ka braktisur shtëpinë karakteristike, por pronarët.
“Shteti mbron, por nuk drejton jetën e tjetrit. Në Gjirokastër është vështirë të shitet një banesë e tillë, pasi blerësi ndihen vështirë të bashkoi në një mendje 40 pronarë për një objekt”, nënvizon Drasa.
Më tej, Drasa tregon se është e vërtetë që përpara viti 1990 shtëpinë karakteristike gjirokastrite mirëmbaheshin, pasi njerëzit jetonin dhe nuk e braktisnin si sot.
“Në asnjë vend të botës shteti nuk investon në objekte të braktisura, pavarësisht vlerës arktikteturore, përveç ku ka interes publik, sic është shtëpia e Kadares”, thekson Drasa.
Hysen Kodra, prej 23 vitesh, ka luftuar për të rimarrë pronën e tij, që afro 70 vite më parë ia grabiti me dhunë sistemi komunistë.
Afro një vitë më parë, Hyseni ka nisur të ndërtoj mbi themelet e paraardhësve të tij. Ai nuk ka ndërmend të heq dorë nga arkitektura mesjetare gjirokastre.
Sipas tij, projekti është miratuar nga Këshilli Kombëtar i Restaurimeve, si dhe është në përputhje me të gjitha normat e lejuara për ndërtimet në zonën muzeale.
Hyseni më thotë se nuk kemi të bëjmë me një ndërtim të ri, por me restaurimin nga thelemet të një objekti monumental për shkatërruar disa dekada më parë.
“Sa të jem gjallë në Gjirokastër do jetoj”, thotë Hyseni, pasi pyetjes “Pse nuk e ke braktisuar edhe ti banesën si të tjerët?”.
“Është e vërtetë që pjesa më e madhe e shtëpive karakteristike janë braktisur gjatë 20 viteve të fundit, por ky qytet ka nevojë të rijetëzohen”, shton ai.
Hyseni, një djalosh rreth të 35-tave, është shembulli më pozitiv në qytetin e Gjirokastrës.
Ndryshe nga bashkëqytetarët e tij, ai po udhëton si “salmon”, kundra rrymës.
I dashuruar pas qytetit të tij, Hyseni vazhdimisht më tregon se si kanë jetuar dikur gjirokastritët.
“Ky qytet është ndërtuar nga njerëz të kamur. Unë nuk jam i çmedur të hedh lekët kot, por dua të jap shpresë që Gjirokatra mund të ketë tashmë një histori suksesi”, thotë Hyseni.
Vladimir Qirjaqi, specialist i monumenteve, ka një tjetër këndvështrim për qytetin e Gjirokastrës.
“Mungon diversiteti”, thotë Qirjaqi, duke nënëkuptuar mungesën e konkurrencës.
“Nuk ka konkurrencë, nuk ka ngjyra”, shton ai.
Qirjaqi e krahason Gjirokastër me një ishull të braktisur, ku jetojnë vetëm një gjallesë.
“Nëqoftëse në një ishull jetojnë vetëm lepur, atëherë diversiteti është i vdekur. Kjo tashmë është e provuar”, shprehet Qirjaqi, ndërsa shton se në Gjirokastër ekzistojnë afro 500 banesa karakteristike, prej të cilave rreth 200 banesa janë kataloguar në kategorinë e parë, ndërsa pjesa tjetër në kategorinë e dytë dhe të tretë.
Specialisti i monumenteve nënvizion se disa objekte monumentale kanë shpëtuar, jo fal ndërhyrjes së shtetit, por iniciativave private.
“Aktualisht disa objekte monumentale nuk ekzistojnë më, por disa të tjera tashmë po rikthehen në identitet. Për mua nuk ka “mojkanë” të fundit. Koha evoluon, siç evoluon edhe arkitektura”, përfundon Qirjaqi.

Advertisements

1 Koment

  1. duhet qe ne vend te vlerave qe qyteti i vetem ne shqiperi per nga vlerat qe ka, duhet stimuluar qe te mari jete dhe jo te rezohet qe te behet objekt qe disa shoqatave te marin disa fonde, dhe disa te tjera ta perdorin per ti treguar komunitetit qe po bejme disa rruge me beton dhe po shpetojme gjirokastren. dhe shtepia e haderajve nuk duhet te ngrihet perseri nga privatet sepse disa nuk fitojne ndonje lek, apo ndonje interes per shtetin se nuk ka fonde per ti bere dhe po te paraqiten pronaret per ta ringritur do te nxjerin ligjin e keshillit te minstrave qe nuk lejohet ndertim i ri ne qytetin muze dhe keshtu qe dhe shtepia e haderajve do te shuhet. dhe do te ngelet shkrimi i disa gazetareve qe perpiqen te mbrojne vlerat e verteta te gjirokasteres.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s