SARANDË: UDHËTONTE NË GJENDJE TË DEHUR. ISH SHEFI I URBANISTIKËS AKSIDENTON NJË KALIMTARE

AKSIDENTI RRUGORE-SARANDE-10 JANAR 2014Nga Telnis Skuqi
SARANDË – Një 54 vjeçare u aksidentua sot nga një automjet “Touareg”, ndërsa drejtuesit, ish shefi i urbanistikës pranë Bashkisë së Sarandës në periudhën 2000-2005, u ndalua, njoftoi policia lokale, në jug të vendit.
“Tatjana Birjani, luleshtare pranë hotel “Butrinti”, u aksidentua në rrugën urbane Sarandë-Kanali i Cukës nga automjeti me targa AA 522 AB, me drejtues Haxhi Musaj, tashmë i shoqëruar”, thuhet në komunikatën e policisë.

I njëjti burim tha se shkaktari i aksidentit rezultoi në gjendje të dehur.
“Fatmirësisht e plagosura ndodhet jashtë rrezikut për jetën”, shtoi policia.
Mësohet se Musai, prej vitesh ushtron privatisht profesionin e inxhinierit të ndërtimit, ndërsa dy vite më parë u përzgjodh nga Këshilli Bashkiak i Sarandës si përfaqësues në Asamblenë e Përgjithshme të Aksionerëve të Ujësjellës-Kanalizimeve Sarandë.
Për vite me radhë, Haxhi Musai u akuzua nga prokuroria e Sarandës për “shpërdorim detyre”, por doli i pafajshëm nga drejtësia shqiptare.

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s