GJIROKASTËR/ OMONIA FESTON 23 VJETORIN E THEMELIMIT

OMONIA-GJIROKASTER-11 JANAR 2013Nga Telnis Skuqi
GJIROKASTËR /ATSH/ – “Bashkimi Demokratik i Minoritetit Etnik Grek” (OMONIA), ka festuar sot 23 vjetorin e krijimit të saj, në fshatin Dervician të Dropullit të Poshtëm.
Vasil Bollano, në fjalën e tij përshëndetëse, kryetari i OMONIA-s, ka vlerësuar pozitivisht organizatën greke, duke shtuar se “Kjo organizatë mbështet Shqipërinë në integrimin e saj drejt Bashkimit Europian”.

Vangjel Dule, kryetari i PBDNJ-it, tha se “Minoritetin grek duhet të jetë më i unifikuar politikisht dhe të ketë shprehje më të qartë elektorale në rradhët e OMONIA dhe PBDNJ, që përbëjnë promovuesit real të ambincez së këtij minoritetit, për më shumë liri dhe të drejtat të realizuara në praktikë”
Një përshëndetje të veçantë ju është drejtuar të pranishmeve edhe Konsulli Grek në Gjirokastër, Nikolas Kotrokois, i cili përcolli mesazhin e urimit të Presidentit të Greqisë, Karolios Papulias.

Pak histori

Kryetari i parë i OMONIA është zgjedhur gazetari dhe poeti Andrea Zarballa nga Saranda. Mandati i tij ka përfshirë periudhën 1991-92, kur ai ishte dhe një nga 5 deputetët e OMONIA-s në parlamentin e parë pluralist shqiptar.
Dy mandatet pasardhës në krye të Omonias i përkasin Sotir Qirjazati, një ish i përsekutuar politik i dënuar nga shteti komunist për agjitacion e propagandë politike.
Mandati i zotit Labovitjadhi u shtri në periudhën 1996-1998, periudhë që edhe pse përfshiu brenda saj kaosin politik të vitit 1997, në jetën politike të Omonias nuk ka shumë episode dhe ngjarje për t’u shënuar.
Mandati pasardhës i përket politikanit të ri të minoritetit grek Vangjel Dule nga Goranxia e Gjirokastrës dhe gjatë këtij mandati që përfshin periudhën 1998 – 2002 ndodhin ndryshime të mëdha në jetën e kësaj organizate.
Ndër ndryshimet më kryesore është unifikimi i postit të kryetarit të OMONIA-s dhe PBDNJ-së me lider zotin Dule.
Në periudhëm 2002 – 2008, vijnë dy mandate të tjera kur në krye të OMONIA-s vihet pedagogu i Universitetit të Gjirokastrës, Jani Jani.
Në rrethana krejt të papritura për zotëruesin e dy mandateve “të qeta” Jani Jani, në 10 Mars 2008 në krye të Omonias vjen kryetari i bashkisë së Himarës, Vasil Bollano, i cili këtë post e mban edhe sot.

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s