INTERVISTË/TAHIRI: LUFTA NDAJ KRIMIT TË ORGANIZUAR DHE KORRUPSIONIT, PRIORITET

SAIMIR TAHIRI-GJIROKASTER-14 JANAR 2014Nga Telnis Skuqi
GJIROKASTËR/ 14 Janar/ATSH/ – Ministri i Punëve të Brendshme, Saimir Tahiri, në një interviste për ATSH-në nga Gjirokastra, theksoi se “lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit do të jetë prioritet i Policisë së Shtetit”.
“Jemi të vendosur të shembim murin e pandëshkueshmërisë”, theksoi Tahiri.

Lidhur me aksionin e Policisë për marrjen e masave administrative (gjoba) ndaj drejtuesve të mjeteve që shkelin rregullat e qarkullimit, ministri Tahiri tha se, çështja e gjobave është fryrë fiktivisht nga njerëz që deri dje nuk respektonin institucionet ligjzbatuese.“Mjafton të themi që çështja e gjobave nuk duhet parë e shkëputur nga e gjithë puna që po bën Policia e Shtetit dhe masat që janë marrë nga policia rrugore. Shifrat flasin vetë edhe për qarkun e Gjirokastrës, ku gjatë tre muajve të fundit aksidentet janë ulur në nivelin zero”, theksoi Tahiri.
Duke u ndalur tek çështja e fshatit Lazarat ne Gjirokaster, zone kjo e konsideruar problematike për kultivimin e bimëve narkotike, ministri Tahiri theksoi se “Të gjithë personat që kryejnë veprimtari kriminale do marrin atë që meritojnë. Kjo është e sigurt!”.
“Personalisht them se nuk duhet që Lazarati të quhet një fenomen i paprekshëm, tha Tahiri duke shtuar se, Policia e Shtetit, nuk njeh asnjë zonë ku nuk ushtrohet autoriteti i shtetit.
“Çështja e Lazaratit nuk është vetëm çështje policore, por një çështje e thellë që kërkon më shumë se një ndërhyrje policore. Lazaratasit duhet të kuptojnë se detyra për të garantuar sigurinë e tyre fillon nga vetë ata”, tha Tahiri.
Ministri Tahiri ishte sot ne Gjirokastër, ku zhvilloi një takim pune me drejtuesit e Shtabit të Emergjencave Civile, lidhur me masat ne stinen e dimrit.

Advertisements

1 Koment

  1. Lum shqiptaret per kete minister qe nuk ja ka idene fare se cfare roli ka.a ka rol drejtues apo eshte zedhendes i policise se me shume del ai sesa del punonjesi i policise qe merr rrogen per kete pune.tahiri eshte nje delenxhi dhe frikacak qe kujton se mund te bej shtet duke trembur dhe dhunuar njerezit e qyteteruar sepse ato qe duhen ndaluar ska b… ta bej se ka frike nga hija e tij.prandaj o popull i shkrete duroni keta legena qe vetem mashtrojne dhe bejne cdo gje te duket e vertete duke e nxjerre ne TV dhe delet e besojne se eshte aq bukur dhe aq mire sa thone keta mashtrusa te pashprese.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s