REPORTAZH/ GJIROKASTËR, ATY KU BANESAT KARAKTERISTIKE ME KOLLAJ SHEMBEN SE SA ÇMONTOHEN

SHTEPIA HAJDERAVE-SHEMBJE E KONTROLLUAR-GJIROKASTER-12 JANAR 2014 (13)Nga Telnis Skuqi
GJIROKASTËR /ATSH/ – Elefteri K., ishte 18 vjeç, sot 78 vjeçe, kur pa për herë të parë banesën 3-katëshe karakteristike 250 vjeçare të Hajdërave, tashmë e shembur pjesërisht prej një jave me një vendim të Shtabit të Emergjencës Civile (SHEC) pranë institucionit të Prefektit të qarkut të Gjirokastrës.

E përlotur, Elefteria kujton se banesa e Hajdërave ishte gjatë regjimit komunistë simboli i qytetit të Gjirokastrës, për shkak se objekti ishte ngritur në një pozicion të favorshëm gjeografik.
“Dikur kam jetuar me bashkëshortin në këtë banesë. Isha e sapomartuar. Këtu unë u bëra nënë e tre fëmijëve dhe prej 30 vjetësh jetoj ngjitur në këtë ndërtesë”, tregon Elefteria, ish- mësuese e ciklit të ulët.
Elefteria ishte e pranishme gjatë operacionit të shembjes së banesës karakteristike, monument i kategorisë së dytë.
Ajo thotë se përpara vitit 1990, banesa e Hajdërave ishte i kataloguar si objekt i kategorisë së parë, ndërsa 15 vite më parë u etiketuar në kategorinë e dytë.
“Edhe tani nuk e kam kuptuar pse ky objekt doli nga vëmendja e shtetit”, thotë me sinqeritet Eleftria dhe fshin lotët.
Për të, shembja e komanduar ishte mesazhi më i keq për qytetin e trashëgimisë kulturore botërore të UNESO-s.
“Është e vërtetë që banesa e Hajdërave filloi të degradohet vitet e fundit për shkak se qiramarrësit e braktisën objektit, por ka të tjera forma për ta ruajtur të paprekur godinën”, thotë Elefteria.
Vladimir Qirjaqi, specialist i monumenteve, e vlerëson absurde vendimin e SHEC pranë institucionit të Prefektit të Qarkut të Gjirokastrës.
“Për të bërë një operacion kirurgjikal nuk thërritet kasapi, por kirurgu”, thotë Qirjaqi, duke nënkuptuar se shembja e banesës monumentale ishte krejtësisht e gabuar.
“Në një vendngjarje shkojnë ekspertët, jo zjarrfikësit”, shton ai. Qirjaqi shpjegon se vendimi i SHEC ishte në kundërshtim total me ligjin “Për Monumenteve të Kulturës”.
“Ligji për monumentet e kulturës ka si qëllim mbrojtjen, jo shkatërrimin”, shprehet ai, ndërsa shton se është e vërtetë që objekti rrezikonte jetën e banorëve, por specialistët kishin mundësi ta shpëtonin atë.
Sipas tij, shpëtimi ishte konservimi, që nënkupton vendosjen e skeletave, mbulesat, si dhe tabelat paralajmëruese që kushton 50% më pak se sa shembja.
“Shembja ishte shqetësimi im. Të deklarosh që mjetet e rënda të angazhohet për shkatërruar një objekt 250 vjeçar është shembulli më i keq moral”, mendon Qirjaqi.
Një tjetër problem shqetësues, vijon ai, është marrëdhënia shtet-pronarë.
“E drejta e pronës është e saksionuar me ligj. SHEC nuk ka të drejtë të shkatërrojë një banesë pa miratimin e institucioneve të specializuara”, nënvizon Qirjaqi.
Agron Doraci, arkitekt me përvojë, i cili ndjek bisedën, shkon më tej me logjikën e Qirjaqit.
Ai thotë se banesa e Hajdërave u degraduar për shkak të mungesës së çatisë.
“Në qoftë se shteti do ta restauronte në kohë çatinë, sot ky objekt do të kishte “shëndet të plotë”.
Nuk besoj se buxheti i shtetit diskuton 10 milionë lekë”, shprehet Doraci.
Më tej, arkitekti që projektoi restaurimin e shtëpisë së gjeniut të letrave shqipe, Ismail Kadare, thekson se shembja nuk duhet të ekzistonte në fjalorin e SHEC, por çmontim.
“Çdo tullë e çmontuar duhej të ishte dokumentuar nga një specialist, pasi në përgjithësi banesat gjirokastrite mbi 200 vjeçare fshehin në vetvete detaje të ndryshme arkitekturore me vlera, siç ndodhi me shtëpinë e Kadares”, nënvizon Doraci.
Marrë nga http://www.ata.gov.al

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s