FINIQ, ZBULOHET VARROSJA 20 VJET MË PARË E 50 FUÇIVE HELMATISËSE

OLYMPUS DIGITAL CAMERANga Telnis Skuqi
SARANDË, 18 Janar/ATSH/ – Agjencia Joniane e Mjedisit, Medias dhe Informacionit (AJMMI), ka zbuluar sot 50 fuçi me helme dhe kimikate të groposura prej dy dekadash në fshatin Finiq, rreth 5 km larg qytetit të Sarandës në jug të vendit.
Shkëlqim Hajno, drejtuesi AJMMI, tha për ATSH-në se lëndët kimike dolën në dritë sipas një informacioni që kishte siguruar më parë grupimi mjedisor “ECIM”.

“Organizata AJMMI, partnere e ekolëvizjes, ka organizuar gërmimet nëntokësore me skrep, rreth 1 km në rrugën kombëtare Finiq dhe Shinjan (Blerimash)”, tha Hajno, i cili shtoi se operacioni ka zgjatur dy orë.
Xhemal Mato, drejtues i rrjetit ekologjik “ECIM”, shtoi se pjesa më e madhe e fuçive me lënë kimikate ishte dekompozuar, gjë të vinte në rrezik jetën e banorëve të zonës.
“Duke nisur nga etiketat e ambalazheve të shisheve të pesticideve e inskekticideve të gjetura, rezulton se kimikatet e zbuluara kategorizohen të rrezikshme nga ekspertë të organizatës tonë”, tha ai, ndërsa saktësoj se pesë lloj kimikatesh kanë rezultuar me përmbajte zhive, fostokisnë etj., të cilat janë hequr nga qarkullimi dhe nuk lejohet të përdoren.
Mato tha se “ne bëmë këtë depistim, të cilën duam ta bëjmë publike edhe si thirrje për ta vlerësuar këtë situatë nga komuniteti, por sidomos nga strukturat qeveritare, ministria e Mjedisit, e Bujqësisë etj.Sarande Agjencia Joniane e Mjedisit, Medias dhe Informacionit (AJMMI), ka zbuluar sot 50 fuçi me helme dhe kimikate të groposur prej dy dekadash në fshatin Finiq.
Nga ana e komunës është vlerësuar situata e bërë prezente nga mjedisorët. Sokrat Spiro, kryetar i komunës Finiq, tha se nuk ka vend as për ta përdorur informacionin për panik, por as duhet nënvleftësuar.
“Dua të vlerësoj policinë lokale dhe ministrinë e Mjedisit që u angazhuan në këtë bashkëpunim. Brenda disa ditësh të gjitha lëndët e rrezikshme do të asgjesohen”, theksoi Spiro.
Ministria e Mjedisit ka reaguar menjëherë pas publikimit të lajmit duke njoftuar se po merren të gjitha masat për rrethimin e zonës dhe asgjësimin e lëndëve kimike

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s