KOMENT / “TAKOHEMI NË GJYQ”

KERKESE PADI-GJIROKASTER-25 JANAR 2014Nga Telnis Skuqi
GJIROKASTËR – Plotë 26 vite më parë isha betuar se kurrë në jetë time nuk do të shkelja në dyert e gjykatës, qoftë edhe si dëshmitar për 1001 arsye.
Isha 13 vjeç ku e bëra këtë betim.
Në maj të vitit 1989, unë u dënova nga Gjykata e Sarandës me nenin 55.
Bëra një gabim fëminor. Dëmtova aksidentalisht hundën e diktatorit (bustin) dhe për këtë u dënova nga drejtësia.

Qysh prej atij viti të largët, kurrë nuk kam shkelur në dyert e gjykatës, kisha fobi, pasi edukatorët e institucionit të jetimores më vodhën fëmijërin.
Tashmë ata janë të falur.
Më 22 janar 2014 e thyeva betimin. Nuk kisha rrugë tjetër.
Dikush nga Gjirokastra dhe një “gazetare” nga Saranda montuan një kronikë denigruese ndaj personalitetit tim.
Në fillim e mora me sportivitet. Mendova se të jesh gazetar ka kosto, jeta private të privohet dhe çdokush ka të drejtë të investigoi ndaj meje, qoftë edhe kolegët e mi, por me fakte, duke respektuar Kodin e Etikës së Gazetarisë.
Gjashtë ditë pas publikimit të kronikës skandaloze, në një nga televizionet private lokale në qytetin e Gjirokastrës, i kërkova administratorit të faktojë kronikën, gjë që nuk e gjeta mirëkuptimin e tij, përkundrazi më datën 20 nëntor të vitit të kaluar, komentet e tij për të ushtruar dhunë ndaj meje e realizoj në prani të dy fëmijëve të mi, 2 e 4 vjeç, dhe të time shoqe, tek udhëtoja drejt kopshtit në lagjen “18 shtatori”, pranë TVGJ.
Po atë ditë, tmerruesi i familjes sime bëri sikur përgënjeshtroj lajmin e 14 nëntorit, me shpresë për t’i shpëtuar drejtësisë nga kallëzimi im.
Më 22 janar të këtij viti, pas një reflektimi të gjatë, vendosa t’i drejtohem gjykatës me një Kërkesa-Padi me objekt gjykimi “Shpërblim i dëmit jopasuror të shkaktuar nga të paditurit” ndaj dy personave, A. P., e L. R.
Në fakt këtë Kërkesë-Padi e ndërmorra jo për të përfituar shumën prej 10 milionë lekë ndaj dy personave (nuk më interesojnë shumë të hollat, jam mësuar të jetoj me pak), por për t’i dhënë një mesazh të qartë personave të papërgjegjshëm se “Media nuk mund të përdoret si kobure”, si dhe të dizinformojë opinionin publik pa fakte.
Tashmë pres vetëm drejtësi nga drejtësia.

Advertisements

1 Koment

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s