PORTRET / GJENERALIT TË KLARINETËS NUK KA KUSH TI SHKRUAJË…

LAVER BARIU-26 JANAR 2013Nga Telnis Skuqi*
PËRMET/ATSH/ – E njohin të gjithë në Përmet si Usta Laveri, por në Shqipëri e më gjerë njihet si “Gjenerali i klarinetësâ”.
Sot, më 2 maj, Laver Bariu mbush 77 vjeç, por askush nuk ka kush ti shkruajë.

Fryma më se mban që të nxjerrë nga kafazi i artë veglën e brishtë muzikore e të luajë me magji gishtërinjtë, duke mrekulluar me meloditë e saj.
Ka vite që nuk e vë në buzë kallamin e klarinetës. As këmbët nuk e mbajnë të bëjë rrugët e gjata të Shqipërisë për tu ngjitur në skenat e koncerteve.
Ustai, me atë pardesynë e gjatë ngjyrë gri, kapelen sferike dhe syzat e errëta, do të zbresë tek kafja e tij e zakonshme e Gjergjit, afër shtëpisë.
Që kur e la bashkëshortja disa vite më parë, nuk shkon më as në qendër të qytetit në kafen e Gencit, por pëlqen ta kthejë filxhanin në këtë kafene të vetmuar.
Usta Laveri nuk flet kurrë me gazetarët, ka huqet e një gjeniu dhe edhe kur lëshon ndonjë fjalë e lëshon me kursim.
“Askush si bie më laverçe, e nuk lind më nëna Laver”, thotë plaku shtatëgjatë që nuk njeh asnjë kërrusje.
I vendosur për të mos e braktisur deri në fundin e jetës Përmetin , Laver Bariu ka vendosur të qëndrojë me klarinetën dhe kujtimet që e lidhin me të.
Usta Laveri e mori zanatin nga të parët e tij qysh në moshë fëminor.
U ushqye me dashurinë për instrumentin dhe ndoqi me dinjitet traditën e Afize Leshkoviku, Meti Përmetit dhe të tjerëve usatallarë të veglave muzikore përmetare.
Ai i dha një vulë të vërtetë origjinale, muzikës së jashtazakonshme shqiptare përmetare, veçantërisht kabasë.
E përcolli atë jo vetëm në skenat shqipatre dhe në Festivalin Folklorik Kombëtar të Gjirokastrës, por në mjaft skena europiane ai arriti të rrëmbejë duatrokitje të artëdashësve. Atje ku Ustai i binte klarinetës, salla pushtohej nga ankthi, kujton gazetari gjirokastrit, Thanas Dino, i cili e ka ndjekur rrugën artistike të Laver Bariutm madje ka shkruar për të dhe një libër.
Biografia me Ustanë ishin puna më e vështirë për të ndërtuar diçka nga jeta e tij.
Fjala “kali i kuq e ka një huq”, duket e ngushtë në shpjegimin e njeriut të klarinetës shqiptare. Kur gazetari Thanas Dino, më shpjegoi një natë artistikisht portretin e tij atëhëre mendova t’i “rrëmbejë” ndonjë gjë, por nuk e mësova dot kurrë se kush ishte me të vërtetë Bariu.
Ai nuk dëshiron të flasi për jetën e tij.
Me ndihmën e Thanasit arritëm të nxirrnim disa fjalë: “Tu bëftë Laveri ti, kohën e Mukës më kërkon tani ti, unë jam i vdekur. Klarinetën e kam filluar unë, por nuk marr vesh nga datat. Kam punuar xhezin për herë të parë. Kam lënë xhezin, pasandaja…”, ishin fjalët e para dhe të fundit që nxorri nga goja, usta Laveri.
Kulmin e tij artistikë Laveri Bariu e ka pasur me këngëtarin e pavdekshëm, Mentor Xhemalin, që vetëm vdekja arriti ti ndajë ata.
“Kur u lidha me Mentorin, më rëntë pika krijuam rastësisht këngën “A kanë ujë ato burime”. Pasi “poqëm” tekstin me muzikën, kur korrnim me drapër në aksione vullnetare, Mentori mu hodh në qafë, kur ishte edhe gruaja ime aty”, rrëfen mjeshtrit të madh, që më në fund nxjerrë në dritë “pikën e dobët”.
“Usta Laveri, është bërë i famshëm në filmin artistikë shqiptarë “Gjeneral gramafoni”, jo për rolin e tij, por për shkak se nga goja e tij nxorri xhevaire ndërpërmjet gërnetës. Artisti i Popullit, Bujar Lako, që intepretojnë mjeshtërisht rolin e Usta Beratit, u instruktua nga mjeshtri i klarinetës dhe solli në skenën shqiptare një film brilantë, që vështirë të realizohet edhe një herë”, më tregon Thanasi.

Ky protret është publikuar në 77 vjetorin e lindjen së tij, në vitin 2 maj 2006, në ATSH

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s