PËRMET / MIJËRA QYTETARË PËRCJELLIN PËR NË BANESËN E FUNDIT MJESHTËRIN E KLARINETËS, LAVER BARIU

LAVER BARIU-HOMAZH-PERMET-27 JANAR 2014Nga Telnis Skuqi
PËRMET, 27 Janar/ATSH/ – Mijëra përmetarë, por edhe artëdashës të ardhur nga rrethet e ndryshme të qarkut të Gjirokastrës, kanë përcjellë sot për në banesën e fundit klarinetistin Laver Bariu, i cili ndërroi jetë në moshën 85 vjeçare një ditë më parë.

“U fik jeta e Ustait më të Madh të kohës sonë dhe një prej klarinestistëve më të mëdhenjë të të gjitha kohërave”, tha për ATSH-në kompozitori Aleksandër Peçi.
Në ceremoninë e lamtumirës së mjeshtërit klarinetës, ishin të pranishëm edhe deputeti socialist, Vladimir Kosta, deputeti i LSI, Vangjel Tavo etj.
Mjeshtëri i klarinetës shqiptare, Laver Bariu, lindi në qytetin e Korçës më 2 maj 1929 dhe u rrit duke mësuar klarinetën në qytetin e Përmetit.
Ende pa mbushur 10 vjeç, ushtrohet me llautën e të atit, Bariut. Fare i ri mësoi instrumentin në mënyrë autodidakte.
Për herë të parë doli në skenë me gërnetë së bashku me të atin, i cili e shoqëronte me llautë vallen e “Dados”.
I vendosur për të mos e braktisur deri në fundin e jetës Përmetin, Laveri qëndroi në këtë qytetë me klarinetën dhe kujtimet që e lidhin me të.
Mbiemri i vërtetë i Ustait të Madh është Nukra, por banorët e thërrisnin “Laveri i Bariut”.
Bariu është nderuar me shumë çmime.
Në mars të 2001, Presidenti i Republikës e dekoron me urdhrin “Mjeshtër i Madh i Punës”.
Në vitin 2001, Këshilli Bashkiak i qytetit të Përmetit, Usta Laverin e shpall “Qytetar nderi”.

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s