TEPELENË / QËLLOHET ME ARMË ZJARRI AUTOBUSI I LINJËS ATHINË- TIRANË, 1 I VDEKUR DHE 1 E PLAGOSUR

HOMAZHI-POLICI-GJIROKASTER-14 DHJETOR 2011_11Nga Telnis Skuqi
TEPELENË – Një 23 vjeçar nga Elbasani humbi jetën nga dy plumba qorr, vetëm se udhëtonte në autobuzin e linjës ndërkombëtare Athine-Tiranë mesnatën e hënë.
Viktima u vra në errësirë dhe kurrë nuk pati mundësi të shikonte vrasësin, ndërsa 19 vjeçare pati fat, vetëm sa u “gërvish” në fytyrë nga plumbi i tretë.
Kjo ndodh vetëm në Tepelenë, këtej herë pranë fshatit Krahës, rreth 20 km larg Tepelenës, rreth orës 01:20 të ditës së hënë.

“Mendohet se autobuzi ishte piketuar për të grabitur, por dështoj qysh në fillim”, tha Elidon F., emgirant.
Sipas tij, policia lokale ka nisur një hetim, ndërsa në vendngjarje mbërritën dy grupe të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejt (FNSH) për të identifikuar dhe ndaluar autorët.
“Deri tani janë shoqëruar në polici si të dyshuar 13 persona, ndërkohë hetimet vazhdojnë”, specifikon Elidoni.
“Ishte vet viktima që kërkoj ndihmë. Ai kishte marrë dy plumba në trup, ndërsa 19 vjeçarja ishte gjakosur në fytyrë”, rrëfen Elidoni, emigrant në Greqi per 17 vitesh.
Në fillim, vijon Elidoni, kujtuam se kishin të bënin me një difekt në gomat e autobuzit.
“Shoferi ndaloi për të kontrolluar gomat, por nuk ishte e thënë. Në vend të gomave ishte shpuar xhami”, specifikon Elidoni.
Më tej, Elidoni thotë se të plagosurit janë dërguar me një automjet tjetër në spitalin e Fierit, që u ndodh rastësisht në vendngjarje, ndërsa policia ka mbërritur 20 minuta me vonë, i shoqëruar nga dy grupe të gatshme të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejt (FNSH).
“Ishim 20 udhëtarë në autobuzë dhe asnjëri prej nesh nuk pa të armatosur në rrugë”, nënvizon Elidoni.
“Për mua 23 vjeçari ishte i vdekur qysh në vendngjarje. Ai u zbeh totalisht dhe nuk fliste më, ndërsa krejt kundër ishte me 19 vjeçaren, e cila vazhdimisht kërkonte ndihmë”, shton emigranti.
Lidhur me këtë ngjarje të rëndë, Policia e Shtetit ka vënë në dispozicion 10 mijë euro për çdo informacion të vlefshëm lidhur me autorët që qëlluan mesnatën e dje autobuzin e linjës ndërkombëtare Athinë (Greqi) – Tiranë
“Policia e Shtetit ofron një shpërblim prej 10 mijë euro për çdo person që jep informacion të vlefshëm në drejtim të identifikimit dhe kapjes së autorëve, në çdo rast duke ruajtur anonimatin”, thuhet në komunikatën e policisë.

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s