EKSPERTI: “JA SI I ZBULUAN 4 VRASËSIT E AUTOBUZIT”

Policia-e-Gjirokastrës-ka-arritur-të-identifikoj-dhe-të-ndaloj-brenda-48-orëve-katër-maksagrabitësit-që-terrorizuan-udhëtarët-Foto-Telnis-Skuqi-ATSH-Nga Telnis Skuqi
GJIROKASTËR – Nuk e kishte parashikuar kurrë, as në ëndërr, që emigranti Leonard Tabakut të humbiste jetën nga dy plumba qorr, dy ditë më parë, teksa udhëtonte në autobuzin e linjës ndërkombëtare Athinë (Greqi) – Tiranë.
Prej pesë vitesh jetonte dhe punonte në Patra të Greqisë, bashkë me të atin.
Për shkak të krizës ekonomike, viktima kishte vendosur të ktheh përkohësisht në vendlindje për këtë mori bekimin e babait.
Për të, fatkeqësisht do të ishte udhëtimi i fundit.
Loenard sëbashku me 20 emigrantët e tjerë morrën udhën drejt Shqipërisë.
“Kishte mall për nënën që jetonte në fshatin Zhelë (Peqin)”, thotë një fqinj i tij.
Pasi ka përshkruar mbi 400 km rrugë në natën e thellë, befas dëgjon disa krisma.
“Në fillim kujtuam difekt në gomë, por ishte 19 vjeçarja nga Fieri që alarmoj udhëtarët”, thotë Elidoni F., nga Lushnja, udhëtar në autobuzin jetëmarrës.
Luarent që ishte plagosur për vdekje nuk foli. Ai po luftonte në heshtje mes jetës dhe vdekjes.
“Qysh në fillim e “piketova” të vdekur. Viktima kishte marrë dy plumba në gjoks”, rrëfen Elidoni, ndërsa shton se vrasësit u zhdukën me shpejtësi në errësirë me një automjet.
Dhimbja vazhdon të pllakosë jo vetëm familjen, por edhe fshatin ku jetonte Leonardi.
“Sikur të kthehej ajo ditë, nuk do ta lejoja të largohej”, thotë babai i Lenardit, që tre ditë më parë ishte me të.
Familja e Leonardit tashmë mund të gjejnë pak paqe, pasi Policia e Gjirokastrës ka arritur të identifikoj dhe të ndaloj brenda 48 orëve katër maksagrabitësit.
“Nuk mund t’ia fal dot vetes që një 23 vjeçar të humbasi jetën vetëm se ai udhëtonte me autubuz, ndërsa vrasësit të jetonin të lirë”, tha një ekspert kriminalistikë, i cili preferoj të ngelet anonim.
“I kishim një borxh viktimës”, shtoi ai.
Sipas tij, grabitësit kishin si qëllim të terrorizonin udhëtarët, duke shfrytëzuar errësirën e natës. “Për herë të parë, si ekspert kam hasur një grabitje tërrësisht dështake”, thotë eksperti.
Për të, kjo ngjarje do të mbahen mend. Vrasësit e 23 vjeçarit ishin të keqorganizuar.
“Zakonisht grabitësit ushtrojnë presion ndaj “presë”, por kurrë nuk vrasin pa motiv, siç ndodhi 48 orë më parë”, sqaron eksperti.
Ky detaj, vijon ai, i dha mundësi policisë që të zbulojë në një kohë rekord vrasësit.
“Ata nuk e meritojnë të jenë në komunitetin tonë. Që të gjithë “aktorët” e krimit ishin nën efektin e drogës”, thekson eksperti i kriminalistikës.
Më tej, i njëjti zyrtar tha se gjatë hetimeve u shoqëruan 25 persona, prej të cilëve 20 nga Memaliaj.
“Personalisht nuk dua të penalizoj qytezën e Memaliaj. Krimi ndodh kudo”, specifikon eksperti.
Ndërkohë që për herë të parë, kanë dalë në publik foto të tmerrit që kanë përjetuar udhëtarët në autobuzin jetëmarrës, që, sipas ekspertit, mund të ishte akoma më tragjik nëqoftëse drejtuesi i mjetit nuk do të kishte ndaluar në vend.
“Ata qëllonin kuturu drejt autobuzit, pa pyetur për pasojat”, thotë ai.
Grabitja e autobuzave, në jug të vendit, zakonisht ka funksionuar “sukseshëm” për autorët.
Një vit më parë, po në të njëjtin aks rrugor, u grabitën 30 udhëtarë, që të gjithë emigrantë. Fatmirësisht nuk u lënduar asnjë person.
Policia lokale nisi hetimet, por çështja u mbyll për mungesë provash.
Në vitin 1997, të gjitha automjetet apo autobuzat që udhëtonin në segmentin rrugor Ballsh-Kakavije dhe Gjirokastër-Sarandë, me gjatësi 180 km, u bënë objekte grabitjesh.
Ngjarja më e rëndë ndodhi në mars të atij viti, ku pesë persona që udhëtonin në drejtim të Gjirokastrës nga Kakavija, u ekzekutuan me gjakftohtësi nga tre maskagrabitësit poshtë “Urrës së Glinës”, rreth 20 km larg Gjirokastrës. Fatmirësisht, ngjarja u zbulua disa muaj më vonë, por dy maskagrabitësit kurrë nuk u dënuan nga drejtësia, pasi gjetën vdekje të mënyrë misterioze po atë vit, ndërsa i treti u vetvra në banesën e tij.
Një vit më pas, u regjistrua një tjetër masakër. Këtë herë, viktima ngelën dy kryefamiljarë, një polic dhe një ushtarak. Viktimat po udhëton së bashku me familjet në të njëjtin automjet, në drejtim të Tiranës, për një vaki.
Pranë qytezës së Memaliaj, keqbërësit u zunë prit. Të dy ushtarakët kanë dalë nga automjeti për të sqaruar pozicionin e tyre, por maskat pasi kishin gabuar në “prehun” e tyre, dyluftuan për 10 minuta, duke lënë të vdekur përfaqësuesit e shtetit.
Policia e atëhershme ka arritur të identifikojnë vrasësit disa muaj më vonë. Aktualisht ata vuajnë dënimin e përjetshëm.

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s