REPORTAZH / MEMALIAJ, QYTEZA ME DY HISTORI

MEMALIAJ-31 JANAR 2014Nga Telnis Skuqi
GJIROKASTËR, 30 Janar/ATSH/ – Dikur ishte një qytet që lulëzonte, ndërsa sot po tretet me shpejtësi si kripa e detit.
Papunësia është 30-35 përqind. Numri i përfituesve të ndihmës ekonomike shkon mbi 300 nga 1500 familje që jetojnë në qytetin e Memaliaj, me sipërfaqe prej 85 hektarë.
Katër ditë më parë, memaljotët u shokuan nga një ngjarje e rëndë.
Një 23 vjeçar nga Elbasani humbi jetën dhe një 19 vjeçare nga Fieri u plagos, teksa udhëtonin në autobuzin e linjës ndërkombëtare Athinë (Greqi) – Tiranë.
Ngjarja ndodhi vetëm 3 km larg qytezës, në drejtim të Tiranës.
Banorët nuk duan të besojnë që vrasësit janë katër bashkëqytetarët e tyre.
“Nuk di ta shpjegoj këtë çmenduri”, thotë Roland A., mësues, babai i dy fëmijëve.
“Është e papranueshme që në vitin 2014, maskagrabitësit të dalin në rrugë dhe të ekzekutojnë udhëtarë”, shton ai.
Rolandi tregon se katër autorët rrjedhin nga katër familje me të ardhura të kënaqshme ekonomike.
“Prindërit e tyre janë njerëz të respektuar në qytet, por atë që të bën fëmija s’ta bën perëndia”, thekson Rolandi.
Është fakt, nënvizon Rolandi, që qyteza e Memaliaj dhe zonat përrreth “prodhojnë” kriminel ordiner, por jo deri në këtë çmenduri.
“Kemi nam për vjedhje. Në këtë qytez është vështirë të jetosh, nuk ka punë qysh ku u mbyll miniera e qymyrgurit”, shprehet Rolandi.
Rolandi mendon se pavarësisht papunësisë, vrasjet nuk justifikohen.
“Është e rëndë të dalësh në mesnatë dhe të terrorizosë të udhëtarët vetëm se kalojnë në Memaliaj”, nënvizon Rolandi.
Kjo është arsyeja se për disa njerëz nuk është thjeshtë çështje parash, por më shumë çështje dinjiteti.
Behar Lulo, zv./kryetari i Bashkisë së Memaliaj, është një prej tyre.
Ai thotë se qytezën me 7500 banorë ekziston ende gjakmarrja mes familjeve.
“Në jug të Shqipëri pothuajse nuk ekziston gjakmarrja, por në Memaliaj kjo traditë vazhdon, si dhe krimet ordinere”, thotë Lulo, ndërsa shton se qyteza e tij është krijuar nga njerëz heterogjen.
“Është fakt që Memaliaj është një qytez e komunizmit. Të gjithë njerëzit që kishin probleme me ligjin i internonin në këtë qytet të vogël”, nënvizion Lulo.
Lulo thotë se përpara vitit 1990 standardet e jetësës në Memaliaj ka qenë mbi nivelin mesatar, sot pas 24 vitesh renditet qyteti me papunësi më të lart në rajonin jugor.
“Mbi 2300 minatorë punonin në minierat e qymyrgurit dhe pagat ishin të larta për atë kohë”, tregon Lulo.
“Tashmë konsiderohen me të ardhura të mira vetëm pesonat që përfitojnë pension pleqërie”, shton ai.
Sipas tij, prej dy dekadash nuk është bërë asnjë investim. Pushteti vendor nuk siguron asnjë të ardhur nga 160 bizneset e vogla që ushtrojnë aktivitet fitimprurës.
Biznesi i vogël janë të tipit kioskë. Ata mbijetojnë në kushtet e tejskajshme të mbijetesës.
Fasionet kanë frikë të hapin aktivitet, pasi nuk ndihet në sigurtë. Energjia elektrike pothuajse nuk paguhet.
“Rihapja e minierës është e vetmja mundësi për punësim. Të jetosh në këtë qytezë është heroizëm”, shton ai.
Për Lulon jo të gjitha arsyet janë të trishtuara. Si ish drejtues lokal i CEZ-it, ai këmbëngul se memaljotët preferojnë të mos e paguajnë enegjinë elektrike, por kurrë nuk e vjedhin, ndërsa për ujin e pijshëm furnizohet një herë më shumë se “kryeqytetin” i jugut Gjirokastra.

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s