KONISPOL: PESË TË VDEKUR NGA PËRPLASJA E DY AUTOMJETEVE

AKSIDENT RRUGORE-KONISPOL-5 TE VDEKUR-8 SHKURT 2014Nga Telnis Skuqi
KONISPOL, 8 Shkurt/ATSH / – Një përplasje mes dy automjetesh shkaktoi pasditen e sotme të paktën pesë të vdekur në skajin më jugor të vendit, pranë qytezës së Konispolit, tha policia e Sarandës.
“Të dy automjetet u përplasën mbi urën e quajtur “Boga”, që lidh fshatin Livadhja dhe Konispolin”, theksuan burimet.
“Asnjë nga personat e përfshirë në aksident nuk ka shpëtuar”, tha në vendngjarje një ekspert i policisë rrugore.
Sipas korrespondentit të ATSH-se, dy atomjetet, njeri tip “Renaul” e tjetri “Alfa Romeo” me targa shqiptare, janë përplasur kokë më kokë me njer- tjetrin mbi urë me një shpejtesi tej normave të lejuara.
“Në vendngjarje është konstatuar se të gjitha vikimat ishin pa rrip sigurimi”, tha eksperti, i cili shtoi se tashmë ka nisur një hetim.
I njejti burim tha se ky është aksidenti më i rëndë automoblistik i ndodhur në 24 vitet e fundit në këtë aks rrugor.
Viktimat e aksidentit jane: T. M., F. S., K. S., K. M., e P. M. (babë e bir), përkatësisht 60, 65, 43, 38 e 67 vjeç, që të gjithë banues në jug të vendit.

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s