GREQIA RIKTHEN PENSIONET PËR 22 MIJË MINORITARË NGA SHQIPËRIA

PARLAMENTI GREK-13 SHKURT 2014Nga Telnis Skuqi
ATHINË – Qeveria helene ka vendosur në orët e vona të mbrëmjes së djeshme rikthimin e pjesshëm të pensioneve për minoritetin grek, në kuadër të masave për lehtësimin e shtresës së varfër.
Lajmi është konfirmuar nga Ministria e Punës e Greqisë (MPG) dhe pritet të publikohet sot në fletoren zyrtare. Sipas dikasterit grek, tashmë do të kenë mundësi të përfitojnë pension të reduktuar të pakten 22 mijë minoritarë nga Shqipëria dhe nga vendet e ish Bashkimit Sovjetik.
“Ligji do të jete më i hapur dhe tashmë do të kërkohet që të interesuarit të paraqesin dokumentacion që tregon banimin e tyre 10 vitet e fundit në shtetin helena nga 20 vite që ishte me ligjin që hyri në fuqi në fund të vitit 2012”, thuhet në komunikatën e MPG.
I njëjti burim tha se, ky vendim ka ardhur pas propozimit të Drejtorit të Organizmit të Sigurimeve Bujqesore OGA, i cili propozoi që rikthimi i plotë i pensioneve të bëhet brenda tre viteve të ardhshme, duke filluar për 2014 me 214 euro, për 2015 me 288 euro dhe për 2016 me 360 euro që ishte më pare.
Ndërkohë, një tjetër ligj në favor të emigrantëve shqiptarë pritet të miratohet në fund të këtij muaj.
Sipas MPG, tashmë të gjithë të papunët, përfshirë edhe emigrantë shqiptarë, do të kenë mundësi për të pasur Sigurim Shendetesor, duke paguar 50 ditë pune (ensima) nga 100 që ishte deri tani.

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s