KOMENT / “TI NUK VLENË”

HAKI SPAHONga Telnis Skuqi
E mbaj mend si sot, kur isha çunak, fytyrën e artistit shtatëshkutër, me mustaqe dhe flokë të zeza që më dhuronte buzëqeshjen sa herë shkoja në skenën e teatrit të Sarandës.
Ishte Haki Spaho, artisti që gjithë jetën e vet nuk hoqi dorë nga qyteti bregdetar.
Disa ditë më parë, mësova se një drejtues i Qendrës Kulturore ka marrë përsipër të “ndreq” në moshën mbi 60 vjeçare artistin e estradës të Sarandës.
Në një njoftim zyrtar në facebook, Bashkia e Sarandës ka nxjerrë një komunikatë me titull “Haki Spaho, jo një “monument kulture” që duhet paguar nga shteti”.

U befasova si artëdashës për faktin e vetëm se si pushteti vendor merr përsipër të vlerësoj një artistë të madh si Haki Spaho.
Sipas komunikatës së bashkisë së Sarandës, Hakiu nuk është pushuar nga puna, por është shkurtuar vendi i punës dhe më poshtë shkruan: “…Edhe më i pafavorshëm bëhet bilanci, krahasuar me kolegët e vet, për shkak të impenjimit minimal, të cilit i shtohet mungesa e shkollimit bazë e atij profesional, si dhe përdorimi sistematik e i tejkaluar i alkolit”, thuhet mes të tjerave në komunikatën e Bashkisë Sarandë.
Nuk dua të besoj që këtë komunikatë e ka bërë Bashkia e Sarandës, por faktet janë të pakushtueshme.
Në fillim të këtij muaj, humbi jetën artisti i madh holluvidian Philip Seymour Hoffman. Ai u gjet i vdekur në apartamentin e tij në moshën 46 vjeçare. Bota qau për të dhe u bë i madh vetëm se fitoj njëherë në jetën e tij çmimin Oscar për interpretimin e rolit Truman Capote në filmin me të njëjtin emër në vitin 2006, një rol që i siguroi edhe çmimin Golden Globe në të njëjtin vit.
“Bashkia e Sarandes” mos prit që Hakiu ti jap Bashkisë së Sarandës në moshën 60 vjeçare çmimin Oscar, jo se Hakiu nuk ështe i zoti, por në Shqipëri njerëzit flasin mirë ku arstisti largohet nga kjo jetë dhe nuk vlerësohet si gurë i çmuar për së gjalli.
Hakiu gjithë jetën e vet ka i ka dhënë buzëqeshjen sarandiotëve, ndërsa tani një drejtues i Qendrës Kulturor vlerëson artistin. Në fund të fundit, arti vlerësohet nga artëdashësit, jo nga një drejtuesit militantë.
Me këtë veprim amatoresk, ju e keni vrarë dyfish Hakiun. E para, i keni shumëzuar me zero kontributin e tij, dhe e dyta e keni vrarë atë shpritërisht.
Ju priftë e mbara “Bashkia Sarandë”.

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s