Gjirokastër: Komunistët shpërndajnë trakte dhe kërkojnë rikthimin e bustit të Enver Hoxhës

KOMUNISTET KERKOJN RIKTHIMN E BUSTIT TE ENVER HOXHES-GJIROKASTER-20 SHKURT 2014Nga Telnis Skuqi
GJIROKASTËR – Plotë 23 vite pas shembjes së monumetit të Enver Hoxhës në Tiranë, komunistët gjirokastritë kanë kërkuar sot rivendosjne e bustit të diktatorit shqiptar.
Trakte në mure dhe poshtë dyerve të banesave, janë konstatuar mëngjesin e të enjtes në Gjirokastër të hedhura nga komunistët lokalë.
Nisur nga kjo, ata kanë parashtruar me ngulm nga qeverisja qendrore dhe lokale, një sërë kërkesash të cilat kanë në thelb, rivlerësimin e figurës së Enver Hoxhës, përmes disa iniciativave.
Bujar Sulemjani, kryetar i Partisë Komuniste (PK) të Gjirokastrës tha se kërkesat që ër publikun vendas, nuk janë të reja, por të ripërsëritura.
Sipas Sulemjanit, rikthimi i shtatores së Enver Hoxhës në vendin ku u shemb 23 vite më parë, rikthimi i emrit të rrugës para shtëpisë së tij të lindjes dhe rikthimi i shtëpisë së diktatorit në muze luifte, janë kërkesa mëse legjitime në një kohë kur mbështetja për Hoxhën, është ende në popull.
PK në Gjirokastër, edhe herë të tjera, ka kërkuar me ngulm nga Bashkia dhe Prefektura plotësimin e kërkesave të tyre, mirëpo këto, nuk janë marrë në konsideratë duke i lënë tërësisht në heshtje.
PK në Gjirokastër, tradicionalisht, është përfaqësuar nga 1-2 këshilltarë në Këshillin Bashkiak të Gjirokastrës me 25 vende.

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s