GJIROKASTËR: BLLOKOHEN AFRO 1 TON HASHASH. POLICIA NDALON NJË PERSON

HASHASHI-GJIROKASTER-22 SHKURT 2014Nga Telnis Skuqi
GJIROKASTËR, 22 Shkurt/ATSH / – Të paktën 1 ton hashash me vlerës 500 mijë euro, u bllokuan mbrëmjen e djeshme, ndërsa një person u ndalua, njoftoi sot policia e Gjirokastrës, në jug të vendit.
“Lënda narkotike me origjinë nga Lazarati dhe destinacion Italinë, ishte ndarë në 750 pako, me pesha të ndryshme, u bllokua në rrugën kombëtare Gjirokastër-Tepelenë”, thuhet në komunikatën e policisë.
I njëjti burime tha se hashashi po transportohesh në kamionin-cisternë tip “Benz”, me targa AA 380 FX, me drejtues A. S., 45 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë, tashmë i ndaluar.
Ky është i pari rastë gjatë dy viteve të fundit, ku policia e Gjirokastra bllokon një sasi të konsiderueshme lëndë narkontike.
Rreth 3 vite më parë, policia kufitare e Kakavijes (Gjirokastër) bllokoi në kufirin shqiptaro-grek 3.7 ton hashash, lëndë e prodhuar në veri në Shqipëri.

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s