E PRIFTË E MBARA RILINDJEN DHE GËZIMIN!

SHKURTIM VENDI PUNES-TELNIS SKUQI-24 SHKURT 2014Nga Telnis Skuqi
E falenderoj drejtorin e ATSH që më dha mundësi të shkruaj ashtu siç di. Në fakt unë dhe ATSH nuk kishim rrugë tjetër përveç “divorcit”.
Afro një vit më parë, drejtori i ATSH, Gëzim Podgorica, më kishte piketuar për të më larguar nga detyra e gazetarit me motivacion “Ti je djalë i shkathët, jeton për bukuri pa rrogën e ATSH-ës”, por dështoj për 1001 arsye.
Dikush pret që unë të reagoj negativisht ndaj institucionit të ATSH-ës, por kurrë nuk do ta bëj një gjë të tillë, pasi është shtëpia ime, u rrita, u edukova, u arsimova, si dhe u bëra baba me këtë profesion.
Fal institucionit të ATSH, sot unë gëzoj dy çmime të rëndësishme gazetareske, njëra kombëtare dhe tjetra ndërkombëtare.
Prej ditës së djeshme (24 shkurt), drejtori i ATSH ka vendosur të më largoj nga detyra me justifikimin “rikonstruksion organik”.
Personalisht e prisja një veprim të tillë prej muajsh. Më mirë një fund tragjik, se sa tragjedi pafund. Në fund të fundit nuk është fundi i botës.
Unë prej ditës së djeshme jam i lirë të shkruaj ashtu siç di, jo ashtu siç duan të tjerët.
Ajo që më ka thyer zemrën më shumë është veprimi ordiner i drejtuesit të institucionit, Gëzim Podgorica, i cili në pamundësi për ta komunikuar vet vendimin, e dërgon në email si lugat traktin.
Veprimi i tij, krejtësisht i papërgjegjshëm dhe frikacak, tregon se Rilindja nuk ka ndërmend të hap 300 mijë vend pune, por t’i shkurtoj ato.
E priftë e mbara Rilindjen dhe Gëzimin!
U takofshim në ditë të bukura!!!!

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s