PO ME ATSH-në ÇFARË PATE Z. KRYEMINISTËR?

EDI RAMA-PHOTO TELNIS SKUQINga Telnis Skuqi
Nuk të kam asnjë borxhë unë dhe familja ime të përjetonim një traum psikologjik qysh prej ditës së djeshme. Besoja se “Rilindja” do të sillte stabilitet, pas një tranzicioni 24-vjeçarë. Ende pa nisur punën mirë “Rilindja”, ti Kryeministër nise të hidhje valle me fatin e shqiptarëve. Premtove 300 mijë vende pune përpara 23 qershorit 2013, sot numri i të papunëve u dyfishua falë kontributit tënd. Reagimi im nuk është inaçor, për shkak se vendi im i punës u “çmontua” fillimjavën e fundit të shkurtit të këtij viti (2014). Si taksapagues i rregullt i këtij vendi, ti më poshtërove. Jam ndiher i turpëruar përpara dy vajzave të mia, afro 3 e 5 vjeçe.
Ato nuk patën mundësi sot të gëzonin fëmijërinë e tyre, pasi kryefamiljari, një rrogëtar shteti, u prek nga “Reforma e Rilindjes”.
Lotët e tyre kanë qenë të sinqerta, më të sinqerta se premtimi yt.
Për herë të parë në jetën time, zemra më ka pikëlluar për to. Aq shumë më janë dhimbshur sa për pak harrova fëmijërinë time.
Në moshën e fëmijëve të mi, unë nuk pata në krah ngrohtësinë e prindërve të mi. Ata më braktisën qysh në ditën e parë të jetës, 39 vite më parë. Ime mëmë më shkatërroj fëmijërinë, siç ti shkatërrove sot fëmijët e mi.
U linda në burgun e Kuçovës dhe ende pa marrë frymë mbërrita “pako postale” në befotrofin e Durrësit.
Në moshën 3-vjeçare më “paketojnë” në Vlorë dhe pas tre vitesh sërisht më “paketojnë” në Shtëpinë e Fëmijës Sarandë.
“Rastësisht” ku isha vetëm 13 vjeç, në vitin 1989, edukatoret e këtij institucioni social në këtë qytet bregdetar më hoqën qafe dhe përfundova me vendim të formës së prerë, me nenin 55 të Kodit Penal, në shkollën e riedukimit në Lezhë, ku qëndrova vetëm katër muaj. Më zuri amnistia e atëhershme politike.
Gjatë tranzicionit politik u gjeta në Durrës dhe përfundova me sukses 2 e 4-vjeçaren profesionale.
Isha 19 vjeç, një i vetmi mes 19 jetimëve që jetonin në Shkozet të Durrësit, ku unë vendosa të mbyll një faqe të errët të jetës sime dhe të hap një tjetër.
I kisha të gjitha mundësitë të emigroja. Askënd nuk kisha mbi kokë. Vetë zot, vetë shkop. Por jo. Kisha të tjera plane për të realizuar, pasi besoja se një ditë Shqipëria do të ishte vend jetohet.
Në jetën time, vetëm njëherë i kam rënë në qafë atdheut tim. E dija shumë mirë se vendi im nuk kishte fuqi të më strehonte apo të më siguronte punë, por ama një të drejtë studimi në vitin 1996 ishte e plotësueshme.
Falë aftësive të mia personale, kurrë në jetën time nuk kam vjedhur, vrarë apo grabitur të tjerët, siç ndodh tashmë në Shqipëri.
Gjatë studimeve në Universitetin e Gjirokastrës, u njoha me gazetarin Engjëllush Serjani, njeriu që më ndryshoj totalisht jetën.
Si gjahtar i vërtetë, Serjani më piketoi si e ardhmja e gazetarisë, për shkak të disa cilësive.
Sot, ai ndihet krenar. Nuk e turpërova besimin e tij. Si shpërblim i solla Serjanit dhe Gjirokastrës dy çmime të rëndësishme gazetarie, njëra kombëtare dhe tjetri ndërkombëtar
Me ATSH-në u lidha në një ditë të vështirë. Ishte 6 maj 2006. Dhëmblani, fshati malor rreth 20 km larg Tepelenës, u trondit nga një shpërthim. Unë udhëtova drejt gjëmës. Fatkeqësisht, katër ushtarakë humbën jetën. Publiku kërkonte informacion, ndërsa përtej celulari tim, drejtori i atëhershëm i informacionit, Edmond Laçi, shkruante raportet e mia të shkurtra apo të gjata.
Qysh prej asaj dite deri më 24 shkurt të këtij viti (2014), jeta ime ishte e lidhur ngushtë me të vetmin agjenci zyrtare të lajmeve.
ATSH-ja ka paguar qimet e kokës për të më bërë reporter, madje më mësoi se si ta shkrepja aparatin fotografik.
Tashmë, dikush pret që unë të flas keq për institucionin e ATSH-së. Harrojeni, Z. Kryeministër, kurrë nuk do ta bëj një gjë të tillë, pasi është shtëpia ime, u rrita, u edukova, u arsimova, si dhe u bëra baba me këtë profesion.
Prej 24 orësh, unë i kam ndërprerë marrëdhënien me ATSH-në, pavarësisht “ngrohtësisë” 3-mujore në formë dëmshpërblimi.
Zoti Kryeministër, ti më tradhëtove, më shite si plaçkë lufte dhe më le mes katër rrugëve, ashtu si çifuti në shkretërirë.
Më 23 qershor 2013, shqiptarët të zgjodhën të qeverisës me njerëz të aftë, jo me militantë partiakë.
Kryeministër të bëmë që të na mbrosh, jo të na dënosh jetët tona.
Kurrë nuk e besoja që Rilindja e kishte majën e lapsit të trashë. Brenda një ditë, afro 30 gazetarë të ATSH-së u fshinë si të ishin miza me motivacion “rikonstruktim organik”.
Si Kryeministër, ti ke fuqi të cënosh përkohësisht buxhetin tim, por kalemin kurrë nuk ma merr nga dora.
Të priftë embara Ti dhe “Rilindja” jote!

Advertisements

7 Komente

  1. a me qafsh ja me thuaj o ditezi kush ta ka bere shkimin shefi yt si perhere apo e bere vete? akoma luan me karten e jetimit or sytop? por nuk thone kot cdo te mbjellesh do te koresh.ah se desh harova te fala ke nga presidenti grek e thote ”rrofte” ai ish gazetari i atsh se qe prishi takimin e pritjes se kush e shtynte nje ore te tere ne gjirokaster 😛

  2. Crenci ka bindja politike ne kete mes dhe sidomos kur behet fjalen per jeten e tij ose te familjes se tij nga persona mafjoz që bejne gjera te tilla skandaloze, kjo do te thot arrogance injoranc krejtesisht munges edukate per disa idjota

  3. With havin so much content and articles do you ever run into any problems of plagorism or
    copyright infringement? My website has a lot of completely unique content I’ve either authored myself or outsourced but it seems a lot of it is popping it up all over the internet without my permission. Do you know any solutions
    to help protect against content from being ripped off?
    I’d definitely appreciate it.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s