REPORTAZH / KUSH E VRAU “BOSIN” E LAZARATIT?!…

Shpendi BashaNga Telnis Skuqi
GJIROKASTËR – Lazarati, fshati prej 5 mijë banorësh, me sipërfaqe administrative më të vogël në qarkun e Gjirokastrës, dje ka mbajtur zi.
Morti mbizotëronte. Hajri, babai i Shpend Bashës, ulej e ngrihej sa herë hynin dhe dilnin burrat e fshatit, ndërsa gratë vajtonin mbi trupin e pajetë të 25 vjeçarit, që u vra dy ditë më parë në pikën më të lart të qytetit të Gjirokastrës.
“I shkreti Hajri, humbi djalin në moshën më të bukur. Gjithë ditën punonte me furgon për të siguruar të ardhurat familjes dhe befas dëgjon se i biri paska qenë bosi i drogës. Ky është kulmi”, thotë një banorë i fshatit dhe sakaq ndez cigaren.
Shtëpia ku ka jetuar prej 25 vitesh viktima nuk ofron luks të tepëruar të një “bosi”.
Tavolina e bukës të ngjan si ato të para vitit 1990, ndërsa banesa ka standardin e një objekti të ndërtuar shpejt e shpejt.
“Nuk dua ta besoj që një 25 vjeçar paska qenë “bosi i drogës” në Lazarat”, thotë bashkëfshatari.
Më tej, N. B., thotë se Shpendi prej 8 marsit nuk u kthye në shtëpi.
“Prindërit e Shpendit nuk kanë lënë vend pa kërkuar. Ata iu drejtuan policisë lokale për ndihmë, por denoncimi I tyre u morrë me sportivitet nga institucioni ligjzbatues”, shprehet N. B., i cili është shumë i revoltuar më etiketimet që i bëri policia viktimës.
“Policia në vend të kërkoj falje që nuk ishte në gjendje të parandalonte krimin, akuzon viktimën”, shton ai.
N. B. tregon se Shpendi ishte përdorues i drogës, kishte konflikte të lehtë me të tretët, por kurrë nuk ka pasur probleme me drejtësinë.
“Të jetosh çdo ditë në Gjirokastër nga mëngjesi në mbërmje pa frikën se dikush do të arrestonte dhe pas vdekjes Shpendi të etiketohet “bosi i drogës”, për mua është çmenduri dhe papërgjegjshmëri e policisë”, thotë N. B., ndërsa shton se policia e vrau për së dyti viktimën.
Eksperti mjeko-ligjore ka hedhur poshtë pretendimet e policisë lokale.
Sipas raportit, viktima Shpendi Basha, nuk është qëllua pas koke me pistoletë, por kafka e tij është copëtuar me sende të forta.
“Kemi të bëjmë me një vrasje të keqorganizuar, jo për “prishje pazaresh”. Shpendi është masakruar barbarisht dhe më pas është qëlluar vetëm me një plumb pistolete, i cili ka hyrë në kraharor dhe ka dalë në veshka”, thuhet në raportin mjeko-ligjor.
Dora e djathtë, sipas raportit mjeko-ligjor, ishte thyer me sende të forta, ndërsa trupi është lënë në vendngjarje prej 24 orësh.

Policia dyfishon masat

Sa herë shfaqet një problem qoftë edhe i vogël në fshatin Lazarat, policia e Gjirokastrës shton masat e sigurisë për të parandaluar ndonjë trazirë.
Forcat e ndërhyrjes së shpejtë të ardhur nga Tirana, qysh prej mbrëmjes së djeshme lëviznin papushim në aksin rrugor kombëtare Gjirokastër-Kakavijes.
Asnjë automjet që lëvizte në drejtim të qytetit kontrollohej rreptësisht nga policia.
“E kemi detyrim ligjor që policia të ofroj siguri për qyetarët”, shprehet një inspektor, i cili preferoj anonimitetin.
“Nuk është pak që një autobuzë i linjë ndërkombëtare të ndërpresi udhëtimin për shkak të sulmin në ndodhi pranë fshatin Kordhocë”, thotë inspektori, ndërsa shton se ngjarja nuk ka të bëj fare me vrasjen e 25 vjeçarit.
I njëjti zyrtar theksoj se masat e sigurisë që ka ndërmarrë policia prej 24 orësh do të vazhdoj me javë të tëra.

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s