AKTUALITET / ADMINISTRATA, ATY KU LSI-ja TË LUMTURON MË SHUMË SE PERËNDIA

LSI-GJIROKASTER-13 MAJ 2013Nga Telnis Skuqi
GJIROKASTËR – Kush ka dëshirë të bëhet drejtor, gazetar, infermierë apo deputet, pavarësisht se çfarë diplome keni në xhep, ju këshilloj të anëtarësoheni pranë Lëvizjes Socialiste të Integrimit (LSI), këtu ëndrrat bëhen realitet.
Muharrem Majko, infermierë prej 28 vitesh në urgjencën e spitalit të Gjirokastrës, tashmë është i detyruar të lëshoj vendin e punës, pasi nuk plotëson kriterin e vetëm, të ketë në xhep tezën e partisë.
“Nuk dua ta besoj që kontributi im afro 30 vjeçarë të shumëzohet me zero nga një drejtor lokal i LSI”, më tha Muharremi disa ditë më parë.
Muharremi nuk e fshen revoltën, por nuk e mohon që, ai, ka simpatizuar të majtët.
“Kurrë nuk kam qenë anëtar i PS-ës apo i LSI-s, por gjithmonë kam votuar për të majtët pa rezerva”, thotë Muharremi me sinqeritet, i cili shton se nuk ka rrugë tjetër përveç të largohet nga kjo jetë në mënyrë tragjike.
Muharremi rrëfen se qysh adolishent ka qenë i dashuruar me profesionin, madje edhe në vitin e mbrapsht të ‘97 të shekullit të kaluar nuk e braktisi urgjencën.
“Si mund t’i thuash një 50 vjeçari të rilind sërish dhe ta “fluturosh” nga dritarja pa asnjë motiv, ndërsa nga ana tjetër të hapësh “front” pune për militantët e LSI. Kjo çmenduri ndodh vetëm në Shqipëri”, pyet dhe përgjigjet Muharremi, ndërsa nënvizon se gjatë dy muajve të fundit janë pushuar nga puna me motivacion “rinstrukturim organik” të paktën 30 infermierë të spitalit të Gjirokastrës.
“Tashmë është e padiskutueshme. LSI-ja të lumturon më shumë se perëndia”, ironizon Muharremi.
Fatkeqësisht të njëjtin fat ka përjetuar edhe gazetari i Agjencisë Telegrafike Shqiptare (ATSH) dhe poeti i njohur, Vasil Tabaku.
I revoltuar, siç thotë ai, nga vulgariteti politik të qeverisë së “Rilindjes”, Tabaku i bën apel gjithë intelektualëve të vendit për të mbrojtur vlerat e institucionit të vetëm mediatik zyrtar, siç është ATSH.
“Ky padyshim është një krim intelektual i paprecedent dhe brutal. ATSH-ja mbetet në mëshirë të fatit e cunguar dhe e goditur nga cmenduria patologjike e Kryeminsitrit dhe e shërbëtorëve të tij eunuke e të pa aftë…”, thotë Tabaku.
“Koha do të tregoj se sa i madh është ky krim ndaj gazetarisë profesioniste, dinjitoze dhe të konsoliduar”, shton ai.
Sipas tij, heqja nga ATSH-ja e shumë emrave të njohur nga bota e gazetarisë, përfshi këtu edhe redaksinë e përkthimit në gjuhën anglisht dhe frëngjisht e ka kthyer këtë institucion dhe kryeministrin në “antivlerë”.
“Kryeministri Rama vuan nga sindromi “antivlerë”. Ai nuk mund të pajtohet me vlerat e vërteta dhe as me meritën si një tregues për mbajtjen në punë të atyre njerëzve që e meritojnë dhe janë të aftë profesionalisht ta bëjnë këtë punë paksa të veçantë”, thekson Tabaku.
Më tej, ish gazetari i ATSH-ës, nënvizon se për “Rilindjen” meritokracia dhe respektimi i vlerave nuk ka vlerë.
Sajmir Allmuça, ish shefi i administratës së ATSH-ës, e vlerëson shkatërruese ekzistencën e ATSH-ës.
“Vetëm një njeri mendërisht i çmendur mund të “djeg” arkivin gati 80-vjeçarë dhe unikal të ATSH-ës. Është e pafalshme që ky institucion ra në duart e një partie pa histori”, shprehet Allmuca.
“Nuk bëhet stani me lepurusha”, thotë Allmuca, duke nënkuptuar se aktualisht ATSH-ja është kthyer në një institucion “showbiz”.
Në rrëfimin e tij, Allmuca, nënvizon se shkatërrimi i administratës shtetërore nuk po ndodh vetëm në ATSH, por në të gjitha institucione ku në krye janë vendosur militantët e LSI-së.
“Francezët nuk u merakosën shumë për tradhëtinë bashkëshortore të Hollande, pasi presidenti i tyre i mbajti duart larg nga paratë e taksapaguesve. Në Shqipëri po ndodh krejt e kundërta. Shteti prej vitesh ka shpenzuar lekë për të trajtuar administratën, ndërsa dyshja LSI e PS po bëjnë “dashuriçka” në kurriz të taksapaguesve”, përfundon Allmuca.

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s