GREQI / NJË I BURGOSUR SHQIPTAR VRET ME THIKË GARDIANIN E BURGUT SI AKT ZEMËRIMI

BURGU GREK-25 MARS 2014Nga Telnis Skuqi
GREQI – Një shqiptar i dënuar me burgim të përjetshëm në Greqi, i ka marrë jetën një gardiani të burgut të Malandrino, duke e qëlluar atë disa herë me thikë.
“Ngjarja ka ndodhur mesditën e sotme, ndërsa autori quhet Ilia Kareli”, njoftoi Ministria e Brendshme Greke.
“Pavarësisht ndihmës së parë, gardiani grek Jorgo Tsiron humbi jetën”, thuhet në komunikatë e ministrisë.
I njëjti burim tha se Ilia Kareli e ndërmorri këtë akt si zemërim ndaj institucioneve të burgut, të cilët nuk i dhanë të drejtën të burgosurit të vizitonte nënën e tij.

“Meqënëse nuk më jepni leje do marrë njerin prej jush me vete”, tha agresori përpara se të qëllonte për vdekjen gardianin.
Lidhur me këtë ngjarja ka reaguar edhe Ministria e Drejtësisë Greke, e cila e ka cilësuar vrasjen e gardianin të pakuptimtë.
“Se sa e thjeshtë është t’i japësh një personi me burgim të përjetshme, të dënuar për vrasje, një leje pesë ditore për të vizituar nënën e tij që ndodhet në një nga spitalet e Italisë, është pak e cuditshme mendoj unë”, tha Charalampos Athanassiou, Ministri i Drejtësisë Greke, pasi u informuar për ngjarjen.
“Shteti grek nuk do të lejojë askënd të dëmtojë sundimin e ligjit”, shtoi ai.
Kohët e fundit burgjet greke kishin forcuar masat e sigurisë, në përgjigje të informacionit rreth trazirave të mundshme për shkak të projekt-ligjit të qeverisë për një burg të sigurisë maksimale në Domokos.

 

Advertisements

1 Koment

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s