HARITO E VLERËSON ARRITJE ELEMIMIN E HALLKAVE TË TEPËRTA, NDËRKOHË RRIT ME 20% NUMRIN E TË PUNËMARRËSVE NË DIKASTERIN E SAJ

MIRELA HARITO-27 MARS 2014Nga Telnis Skuqi
Më ka suprizuar shumë deklarata e ministres së Inovacionit dhe të Administratës Publike, Milena Harito, me kthim përgjigje të grupit të deputetëve parlamentar të Partisë Demokratike, për lëvizjen në administratë.
Harito thotë se objektivi i qeverisë në këtë 4-vjeçar është qeverisja eficente dhe transparente. “Nga data 16 shtator 2013 deri në 16 shkurt 2014 janë eliminuan hallkat e tepërta, strukturat e panevojshme”, shkruan në letrën e saj, ndërsa shton se është pakësuar numri i punonjësve në administratë me 15 %, por është rritur me 20% numri i punonjësve në dikasterin që ajo drejton.
Sipas saj, lëvizjet në administratë janë bërë në mënyrë autonome nga institucionet.
“Pas 9 vitesh vendosëm në funksion Regjistrin Qendror të Personelit”, mburren Harito.
Si gazetar prej afro 16 vitesh, nuk kam hasur një situatë të tillë kaq banale.
Nuk dua ta besoj se një infermier prej 28 vitesh në spitalin e Gjirokastrës është eliminuar si hallkë e tepërt, ndërkohë dhjetra rilindjas janë punësuar pranë këtij institucioni shëndetësor.
Sot pacientët duhen të durojnë transparencën e Haritos, ku në spitalet jugore mungojnë shiringat dhe ilacet fal reformës së Rilindjes.

 

 

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s