DEPUTETI SOCIALIST, DASHAMIR KAMBERI, PUNËSON 4 PJESËTARË TË FAMILJES SË TIJ

DASHAMIR KAMBERI-DEPUTETI SOCIALIST-1 PRILL 2014Nga Telnis Skuqi
TEPELENË – E shkathët dhe aktive, Elidona P., banore e qytetit të Tepelenës, prej tre javësh është 1 nga 100 punonjëset e administratës publike që është larguar nga puna për shkak të “ristrukturimit organik”.
Elidona, nëna e tre fëmijëve, thotë se prej 20 vitesh ka punuar ekonomiste pranë spitalit të Tepelenës, por tashmë është e detyruar t’ia lëshoj vendin e punës një tjetri.
“Të punosh me ndeshmëri prej dy dekadash dhe ta shikosh veten të papunë në vitin 2014, nuk ka turp më të madhe”, thotë Elidona dhe fshin lotët.
Elidona thekson se prej 6 muajsh mazhoranca e sotme ka nisur një fushatë për të shkatërruar administratën publike dhe në vend të profesionistëve vendosen persona që kanë lidhje me deputetin e zonës.
“Katër të afërm të deputetit socialist, Dashamir Kamberi, kanë “fituar të drejtën” të punësohen pa asnjë kriter në administratën publike”, shprehet e revoltuar Elidona.
Sipas saj, deputeti socialist, ashtu si lideri i tyre, Edi Rama, është shumë i dashur me vëllezërit e grave.
“Kamberi është martuar dy herë. Kunati i gruas së parë, Ylli Dervishi ka nisur punë tek burgu i Bencës, ndërsa kunati i gruas së dytë, Mentor Memo Celo, ka filluar punë si punonjës i postës në komunën Krahës”, thotë Elidona.
Punësimet familjare në administratën shtetërore, shprehet Elidona, vijon me kunatin e vajzës së deputetit socialistë, D. S.
“Unë sot diskutoj bukën e tre fëmijëve dhe nuk di si të paguaj kredinë bankare, deputeti Kamberi punëson kunatin e vajzës në postin e drejtorit të Drejtorisë së Transportëve të Rrugëve në Gjirokastër”, nënvizion Elidona, e cila shton se kulmin e punësimit e ka arritur më vajzën e tij me gruan e parë, Erla Selimi.
“Vetëm një zot e di pse vajza e deputetit socialistë, prej disa kohësh, është nëndrejtoresh e spitalit të Tepelenës”, thotë Elidona.
Më tej, Elidona thotë se personalisht ka votuar për socialistët më 23 qershor, por kurrë nuk e kishte menduar se një ditë ajo do të ishte e papunë.
“Kurrë nuk kam qenë “besimtare” e një force politike dhe vazhdimisht kam votuar për ndryshim, por është e paparanueshme që administrata publike të jetë transparente dhe e kontrollueshme, pasi gjithë drejtuesit e institucioneve të ndryshme kanë lidhje familjare me njëri-tjetërin”, specifikon Elidona.
Në qarkun e Gjirokastrës, prej gjashtë muaj, mazhoranca e sotme ka nisur një spastrim në administratën publike.
Në spitalin “Omer Nishani” në Gjirokastër, të paktën 30 infermierë me përvojë janë detyruar të ndërpresin marrëdhënien me institucionin më të rëndësishëm shëndetësor në jug të vendit, për t’iu hapur rrugën infermierëve të LSI.
E njëjta situatë paraqitet në Postën Shqiptare në tre rrethet e qarkut të Gjirokastrës: Përmet, Tepelenë dhe Gjirokastër.
Të paktën 50 punonjës janë shkarkuar me nenin 143 të Kodit të Punës, me motivacion “Ristrukturim organik”.
Shkarkimet e punonjësëve të administratës të shërbimit publik ka prekur edhe shërbimin zjarrëfikës.
Sipas një urdhëri nga “lart”, zjarrëfikës me 20 vite përvojë dhe të trajtuar nga instruktorë të huaj, janë të detyruar të lëshojnë vendin e punës për shkak të moshës, për t’ia lënë vendin të rinjëve të LSI.

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s