VETËDIGJET PËR BUKËN E GOJËS MËSUESI I INDUSTRIALES

SHKOLLA INDUSTRIALE-GJIROKASTER-4 PRILL 2014_Nga Telnis Skuqi
GJIROKASËR – I kërcënuan vendin e punës dhe për këtë arsye mësuesi ka tentuar të vetëdigjet me benzinë në zyrën e drejtorit të shkollës industriale në qytetin e Gjirokastrës.
“Ngjarja ndodhi rreth orës 08:00 të mëngjesit, ku mësuesi Laze Harshova, 60 vjeç, vendosi t’i jap fund jetës së tij”, thuhet në komunikatën e policisë.
I njëjti burim tha se stafi pedagogjik ka ndërhyrë menjëherë, duke arritur të shuajë flakët.
“Ata i kanë dhënë ndihmën e parë kolegut të lënduar, duke e transportuar në spitalin rajonal”, thekson policia, ndërsa shton se mësuesi ka pësuar djegie në fytyrë të shkallës së dytë.
Policia tha se tashmë ka nisur hetimet për të zbuluar shkaqet që detyruan mësuesin e shkollës profesionale të ndërmerrte këtë akt të rëndë.

Flet bashkëshortja

“Nuk e kam menduar kurrë që im shoq do të ndërmerrte këtë akt vetflijimi”, thotë Mimoza Harshova, bashkëshortja e mësuesit që tentoj të vetëdigjet.
Në rrëfim e saj, Mimoza, e papunë, tregon se prej disa ditës, bashkëshorti i saj kishte shfaqur shqetësime për vendin e punës.
Ajo thotë, se dy ditë më parë, drejtori i shkollës industriale e kishte paralajmëruar shkurtim të vendit të punës për shkak të numrit të ulët të nxënësve.
“Një lajm i tillë nuk u prit mirë nga Lazi. Vetëm me atë rrogë jetojmë”, thotë Mimoza, e cila shtoj se “ka zemrën e thyer” dhe fshiu lotët.
Më tej, Mimoza thotë se lajmin e mësoj nga media, por nuk e besoj derisa sa e konfirmoj të spitalin e Gjirokastrës.
“Fatmirësisht i mbijetoj aktit. Mjekët më thanë se ka djegije të shkallës së parë në fytyrë dhe do të transportohet në Tiranë për një mjekim të specializuar”, thotë Mimoza dhe sakaq largohet me ambulancë për të udhëtuar drejt kryeqytetit sëbashku më bashkëshortin.

Flet drejtori

Thoma Voda, drejtori i shkollës industriale, njëherazi dëshimtari i vetëm okularë, e vlerëson aktin e kolegut të tij të dhimbshme.
“Lazja ishte shumë i shqetësuar qysh në orët e para të mëngjesit. Ai erdhi në zyrë i lyer me benzinë dhe kërcënonte se do të vetflijohet për shkak shkurtimit të vendit të punës”, tregon Voda, ndërsa nënvizion se asnjëherë vendi i tij i punës nuk është cënuar.
Më tej, Voda tregon luftën që bën kolegët e Lazes për ta shpëtuar jetën e tij.
“Nuk i besoja syve ku ndezi shkrepsen dhe brenda një sekonde fytyra e tij u përfshi nga flakët e zjarrit. Një situatë të tillë kurrë nuk e kam ndeshur gjatë jetës sime”, thotë Voda.
Voda rrëfen se është dashur ndërhyrja e një tjetër kolegu për të marrë në kontroll situatën.
“Unë hidhja ujë dhe zjarri ndizes më shumë. Kam bërtitur aq shumë sa kam alarmuar kolegët e tjerë, të cilët u vunë në lëvizje”, flet Voda.
I gjetur përpara një situate të tillë, Voda ka telefonuar urgjencën dhe policinë, të cilët nuk vonuan.
“Ndihej dhimbje për këtë ngjarje të rëndë. Shqiptarët po përjetojnë një depresion social dhe kjo është e patolerueshme për shoqërinë”, përfundon Voda rrëfimin e tij.

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s