REAGIM / NUK KAM FAJI UNË QË E VËRTETA ËSHTË E HIDHUR Z. DEPUTET

DASHAMIR KAMBERI-DEPUTETNga Telnis Skuqi
GJIROKASTËR – Personalisht do t’i kërkoja falje deputetit socialist të Tepelenës, Dashamir Kamberit, nëqoftëse përfaqësuesi i legjislacionit shqiptar të faktonte të kundërtën e shkrimit tim investigativ “Nepotizmi, emërimet e deputetit të PS, Kamberi”, botuar në blogun tim dhe në gazetën “RD”.
Gjatë reagimit të tij të sotëm, Kamberi pranoj se katër pjesëtarë të familjes së tij janë punësuar në administratën publike, por, sipas tij, ata e kanë fituar këtë të drejtën ku ai ende nuk ishte deputet.
Parimisht, investigimi im nuk kishte si qëllim denigrimin e katër pjesëtarëve të familjes së deputetit Kamberi. Ata kanë të drejtë morale dh ligjore të punësohen sipas standardëve të Kodit të Administratës Publike, por personalisht nuk mund të pranoj faktin pse pikërisht ata dhe jo të tjerët.
Tashmë është faktike që nepozitimi në Shqipëri ka ekzistuar, është dhe do të vijoj edhe për disa dekada.
Në shkrimin tim investigativ si gazetar, kurrë nuk kam luajtur rolin e prokurorit, pasi nuk është kompetenca ime, por vazhdimisht kam qenë dhe do të jep besnik i burimeve dhe faktëve të pakundështueshme, gjë që u vërtetua edhe artikullin tim.
Fal këtij artikulli investigativ, rreth një javë më parë, në orën 21:20, për 1 minutë e 19 sekonda, personalisht u kërcënova me jetë, vetëm për një arsyje, kisha respektuar profesionin tim si gazetar.
I dashur deputet.
Më 26 prill të vitit të kaluar, dy deputetë të Parlamentit të Bavarisë dhanë dorëheqjen nga posti i tyre, pasi kishin punësuar anëtarë të familjes në kurriz të shtetit.
Në Bavari, deputetëve që nga viti 2000 u ndalohet me ligj që të punësojnë bashkëshortët apo fëmijët dhe, nëqoftëse një deputet zgjidhen, automatikisht të gjithë pjesëtarët e familjes largohen nga postet drejtuese.
Nuk kam faji unë që e vërteta është e hidhur, pasi nepozitimi ekziston, por në Shqipëri nepotizmi është sistem dhe nuk besoj se ti bënë përjashtim.

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s