SKANDAL / RILINDJE ME ENERGJI TE RIVJEDHUR

ARBEN AHMETAJ & ARISTOTEL PETR0-GJIROKASTER-17 PRILL 2014Nga Telnis Skuqi
GJIROKASTËR – Një muaj më parë, gjitoni i pallatit tim “hëngri” një gjobë të majme, vetëm se elektricistët e CEZ Shpërndarjes konstatuan një linjë të paligjshme të energjisë elektrike.
Historia nuk mbaron këtu. Ai tashmë duhej të gjej një avokat të mirë për t’i shpëtuar më tej dënimit, pasi prej vitesh “abonenti” i ka shkaktuar një dëm të madh ekonomike CEZ Shpërndarjes.
Por jo të gjithë kanë fatin e gjitonit tim, pasi ligji nuk është i barabartë për “rilindasit”.
Aristotel Petro, ish-kandidati për deputet i Lëvizjes së Blertë Shqiptare (LBSH) në zonën 90, për zgjedhjet parlametare të vitit 2005, njëherazi administrator i televizionit lokale ALPO TV, është kapur një ditë më parë me dopjo lidhje të paligjshme të energjisë elektrike, por është toleruar pasi njihet si miku i ngushtë i ministrit aktual të Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Arben Ahmetaj.
Një ditë më parë, dy elektricistë gjirokastritë, kanë zbuluar në sahatin e tij dy lidhje të paligjshme të energjisë elektrike.
“Jam habitur kur kam konstatuar dy lidhjet e paligjshme në sahatin në pronësi të një personi”, thotë B. Z., elektricisti që konstatoj vjedhjen, i cili preferoj të ngelet anonim.
“O perëndi, si është e mundur që një biznesmen, që e vlerëson veten “Nr. 1”, të vjedh kaq hapur energji elektrike në mes të qytetit të Gjirokastrës”, pyet B. Z., me habi.
Sipas tij, kontrolli u ushtrua në kabinën kolektive pranë “Kinoteatrit”, në fiderin UL-M, në pronësi të ALPO TV dhe në prani të abonentit, Aristotel Petro.
“Aristoteli nuk e ka dashur veten kur u kap me “presh në dorë”, por menjëherë ka telefonuar mikun e tij (“të madhin”), për të shmangur gjobën minimale prej 6 milionë lekë të vjetra”, tregon B. Z.
Histori e vjedhjes së energjisë elektrike, vijon B. Z., nuk duhej të përfundonte këtu për pronarin e televizionit.
“Sipas legjislacionit të fuqi, ndaj abonentit parashikohen një seri masash deri në ndjekje penale”, nënvizon B. Z.
“Dëmi është i pallogaritshëm”, shton ai.
Më tej, B. Z., thekson se kurrë në jetën e tij nuk ka konstatuar një vjedhje të dyfishtë të energjisë elektrike, përveç këtij rasti.
“As në ëndërr nuk e kisha menduar që do të kapja në flagrancë një person që disponon një seri biznesesh të rëndësishme të qytetin e Gjirokastrës, i cili prej vitesh vetëm ka vjedhur energji elektrike të dyfishtë”, specifikon B. Z., ndërsa thekson se televizioni i tij është një zgjatim i biznesve të paligjshme.
Burime zyrtare nga CEZ Shpërndarja, thanë se biznesmeni Aristotel Petro ka një histori të zezë përsa i takon lidhje të paligjshme të energjisë elektrike.
“Rreth një vit më parë, punonjësit e CEZ Shpërndarjes shkëputën një lidhje të paligjshme në godinën e transmetimit televiziv në pikën turistike të Kërcullës”, thuhet në komunikatën e CEZ Shpërndarjes së atëhershme.
Një episod i tillë nuk është pritur mirë nga gjitoni i pallatit tim, P. Voica, i cili thotë se CEZ Shpërndarja nuk mund të përdor dy standarde.
“Unë jam i gatshëm të paguaj kokërr më kokërr dëmin ekonomike, pavarësisht se jetoj me një rrogë mesatare dhe disponoj një apartament prej 70 metra katrorë, por është e pafalshme që një biznesmen të “goditet me pambuk”, ku në Gjirokastër e njohin si administratorin e një objekti shumëkatësh dhe brenda saj jetoj katër familje dhe katër biznese të ndryshme. Kjo nuk është rilindje, por turp”, shprehet Voica.

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s