KUSH ËSHTË KEQPËRDORUR Z. TAHIRI, UNË APO TI?…

SAJMIR TAHIRI-23 MAJ 2014Nga Telnis Skuqi
GJIROKASTËR – Turp të kesh z. Tahiri që më cilësove në emisionin televiziv “Top Story”, i keqpërdorur, por nga kush? Më 21 janar 2011 isha një nga shumë gazetarët që pasqyrova protestën e opozitës së atëhershme, ndërsa ti dhe lideri i PS, sot kryeministër, na vlerësuat me notë shkëlqyeshëm.
Tashmë, ku gjërat kanë ndryshuar, më etiketove “i keqpërdorur”, pasi nuk të erdhi mirë që publikova një shkrim investigativ tre javë përpara se një “mushkonjë” të binte në Divjakë.
Është e vërtetë që unë nuk e denoncova aktin e shëmtur që ndodhi në hyrje të pallatit tim në qytetin e Gjirokastrës. Koka e dhisë ishte për familjen time, jo për ty, pikërisht sapo publikova shkrimin tim investigativ.
Po si t’i besoja unë “ujkut mëlçit në qafë”, ku dihet fare mirë që transportin e hashashin nuk e organizon fshatin Lazarat, por njerëz të lidhur ngushtësisht me pushtetin.
Do të kisha edhe unë dëshirë të organizoja transportin e drogës, por nuk kam mbështetje nga policia dhe ushtria.
Ju si rilindas të kohës moderne, jo si Rilindasit e fillimit të shekullit XIX, më keni kërcënuar 3 herë në 8 muaj e qeverisjes suaj.
Më 20 nëntor 2013, miku i ngushtë i ministrit aktual të ekonomisë, pronar i një televizioni privat lokal në qytetin e Gjirokastrës, pasi kishte zënë prit pranë kopështit nr. 2, ushtroj dhunë fizike në prani të bashkëshortes dhe fëmijëve të mi.
Më 3 prill 2014, një tjetër person më kërcënoj me jetë nëpërmjet celularit.
Më 19 prill 2014, u regjistruar kërcënimi më i shëmtuar. Një kokë dhie “dhuratë” për gazetarin investigativ.
Në të tri këto raste, policia nuk ka reaguar institucionalisht, jo për të më mbrojtur mua fizikisht, por për t’i treguar kërcënuesve se liria e tyre përfundon ku cënohet liria e tjetrit.
Përsa i takon kërcënimit të fundit, policia nuk ka reaguar profesionalisht. Dua të falenderoj zv./drejtorin e Policisë së Shtetit, Sokol Bizhga, i cili më ka telefonuar personalisht teksa isha larguar nga vendngjarja. Ai u tregua i gatshëm të merrte në mbrojtje familjen tim, por nuk mund t’i besoj punëmarrësve, pasi në fakt janë ata që merret me transportin e drogës, jo Sokol Bizhga nga Policia e Shtetit, pasi nuk besoj se droga prodhohet në zyrën e tij.
Unë jam keqpërdorur z.Tahiri nga të tretë, siç mendon ti?!
Nuk dua ta besoj se si një ministër është keqinformuar për integritetin tim, pasi Telnis Skuqi ka treguar se di ta respektoj me fanatizëm profesionin e gazetarit, jo ta keqpërdor, siç keqpërdor ti dikasterin që drejton.
Dy herë dole brenda 24 orëve në konferencë shtypi dhe përgënjështrove veten sikur të ishte avioni një mushkonjë divjakase.
Në konferecën e parë u mundove të na tregoj përralla. Na the për një defekt të avionit, si dhe për një “super aksion”, por rezultoj e kundërta në konferencën e dytë. Defekti dhe incidenti janë dy gjëra krejt të kundërta.
Krejt kundër ndodhi me mua. Unë publikova një investigim që u vërtetua fiks tre javë më pas në Divjakë.
Duke u ndodhur përpara dy fakteve të ndryshme, si taksapagues dhe si gazetar natyrshëm lind një pyetje: Po tani z. Ministër, kush është keqpërdorur, unë apo ti?…

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s