MOS IA PRISHNI LUMTURINË RAMËS, ZOTI PRESIDENT!

EDI RAMA NE LIBOHOVE-10 QERSHOR 2013 (17)Nga Telnis Skuqi
Ai kishte një ëndërr zoti President në 300 ditët e para të qeverisjes, por ti u bëre shkaktar që nuk i the mundësi të bëhesh i lumtur.
Sapo erdhi në pushtet kërkoi kompetenca si kryekomandant i ushtrisë, si kryekryetar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë (KLD), si dhe mandatin tënd, pasi nuk i mjaftonte posti i Kryeministrit.

Zoti President, lideri i opozitës përpara 23 qershorit 2013, nuk la gjë pa thënë për “oborrtarët e Berishës”, me argumentin se kanë pushtuar institucionet kushtetuese, ndërsa sot kërkon t’i uzurpojë të gjitha pushtetet në një dorë brenda 300 ditëve.
Nuk ta fal gabimin zoti President, që nuk i ke dhënë mundësi Ramës të kontrollojë institucionin e Prokurorisë apo drejtësinë, pasi të gjitha problemet e taksapaguesve i ka përmbushur brenda 10-muajve.
A tha Rama, zoti President, që brenda mandatit të tij qeverisës do të hapte 300 mijë vende pune, apo do të kthente në detyrë Policinë e Shtetit? E tha, por nuk e realizoi dot, pasi ti ia prishe lumturinë.
Një superaksion ndërmori Policia e Shtetit në Lazarat rreth dy muaj më parë, por asnjë person nga grupi i zjarrit nuk u ndalua, pavarësisht se fshati ishte i rrethuar nga 800 efektivët elitarë të institucionit ligjzbatues.
Brenda 300 ditëve të para që qeverisjes socialiste u “gropën” 300 mijë vende pune, madje brenda 48 orëve të fundit dy taksapagues nga Gjirokastra zgjodhën si rrugëzgjidhje vetëvrasjen, për shkak se u pushuan padrejtësisht nga puna.
Ti zoti President nuk e lumturove Kryeministrin e vendit tim, ku në javën e dytë të muajit maj një “mushkonjë” plot me hashash bie nga qielli në Gjirin e Divjakës, pavarësisht se një gazetar lokal guxoi të thoshte të vërtetën tre javë përpara se të ndodhte aksidenti ajror.
Ende pa gëzuar pushtetin, zoti Rama u përball me protesta mbarëpopullore, pasi ai kujtonte se sovranin do ta lumturonte me veprimet e tij amatoreske.
Zoti President!
Vetëm në Shqipëri ndodh që një Kryeministër nuk është i lumtur, pasi ky lider kujton se bota rrotullohet vetëm rreth tij. Lumturia nuk duhet të ketë limit për Kryeministrin, zoti President. Rama kërkon të lundrojë kundra rrymës, si salmon.
Për të, shqiptarët në Shqipëri janë të lumtur, pasi gëzojnë një sistem arsimor të kulluar, shërbim shëndetësor të shëndetshëm, pensione të majme, paga të larta, si dhe taksa të ulëta, pa llogaritur edhe legalizimet falas.
Zoti President!
Ti i ke prishur lumturinë e Kryeministrit të vendit tim, pasi është faji yt që në Grupin parlamentar të Partisë Socialiste (PS) figurojnë deputetë të dënuar nga drejtësia italiane me akuza të rënda.
Të lutem zoti President, mos ia prishni lumturinë liderit të mazhorancës, pasi ai kërkon ta ndryshojë ekipin e rilindjes, për shkak se skemat e tij nuk janë funksionale.
Për të, Shqipëria është viti zero, ndërsa ti je fajtor që të emëruarit e Kryeministrit në poste kyçe të administratës publike kanë mbi kurriz një kartelë penale.
Mos ia prishni lumturinë Ramës, zoti President!

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s