KOMENT / U BËMË GAZI I BOTËS ZOTI RAMA!

Edi Rama nw Gjirokastwr_28 shkurt 2009_4Nga Telnis Skuqi
Mbi tre vite më parë, ministri gjerman i Mbrojtjes, Karl-Theodor zu Guttenberg, 39 vjeç, u detyrua të jap dorëheqjen në kulmin e karrierës së tij politikë, pasi në doktoraturën e tij u konstatua se kishte bërë plagjiaturë.
Gabimi i Guttenberg, ministri i preferuar i gjermanëve, kishte të bënte me disa citate të pareferuar, gjë që ishte i pafajshëm për të.
I ndodhur përpara kritikave të opinionin publik, Ministri i Mbrojtjes i dha fund karrierës, ndërsa doktoratura u vlerësua zero.
Një situatë e tillë tashmë ka ndodhur në Shqipëri, madje në dikasterin e arsimit.
Kryeinspektorja e Ministrisë së Arsimit dhe Sporteve, Ejona Isufaj, e cila me një të rënë lapsi fshihu 13 universitete private, si dhe pezulloj dhjetëra të tjerë, rezultoj falco me doktoraturën e saj.
Isufaj prej disa ditë heshti, nuk u dëgjua. Pas sulmeve publike të opozitës më në fund kryeinspektorja reagoj, jo si Guttenbergu, por si viktimë.
Për të fajtor ishte Ministria e Arsimit, e cila nuk e njoftoj në kohën e duhur kryeinspektoren se po merrte doktoraturë falco. Me pak fjalë, pirdh në të.
Situata u bë aq komike sa me deklaratën e saj znj. Isufaj argumentonte se “…Atëherë shteti nuk ishte asgjëkund për të më lajmëruar as për ligjshmërinë e funksionimit, dhe as për ligjshmërinë e mbylljes së institucionit”.
Sipas logjikës së kryeinspektoresh, të gjitha universitetet e kontinentit evropiane varen direkt nga Ministria e Arsimit Shqiptarë dhe me këtë motiv znj. Isufaj i është drejtuar drejtësisë për të gjetur drejtësi.
Fatkeqësisht, kryeministri Edi Rama ka preferuar vetëm të heshtë ose të kundërsulmoj me argumente tërësisht qesharake, duke publikuar fotografi nga mjediset e disa universiteteve tashmë të mbyllura, por ka harruar të sqaroj opinionin publik për doktoraturën falco të kryeinspektores që vetë ai e ka emëruar.
Duke u ndodhur përpara dy fakteve të ndryshme, zoti Rama, lideri që premtoj përpara 23 qershorit të vitit të kaluar një administratë krejtësisht të pastërt, brenda 300 ditëve ka emëruar në krye të administratës shtetërore persona më të keqarsimuar, madje edhe ligjbërës të dënuar me 7 vite e ca ditë burg me akuzën penale “Prostitucion më rrethanë të cilësuara”, i ka ulur në karrigen e Kuvendit të Shqipërisë.
Aktualisht me keqardhje opinioni publik ka konstatuar se administrata shtetërore po mbizotërohet nga njerëz injorantë, të cilët janë të injorant, por të zotë të respektoj verbërisht urdhrat verbal të tij.
Për mua, znj. Isufaj është fatkeqe, ndërsa zoti Rama i keqardhur, pasi nga 1 milion vota që grumbullove më 23 qershor 2013 nuk gjen dot 10 njerëz të kualifikuar për t’i vendosur në poste kyçe të administratës shtetërore.
Të gjithë të emëruarit po rezultojnë me diploma falco. Kjo duhej të të merakosi zoti Rama. Po rëndohemi çdo ditë nga rilindja jote.
U bëmë gazi i botës zoti Rama!

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s