GJIROKASTËR / HUMBIN JETËN DY SHTETASE POLAKE, PLAGOSEN DY TË TJERË, MIDIS TYRE NJË FËMIJË

AKSIDENTI RRUGORE-GJIROKASTERNga Telnis Skuqi
GJIROKASTËR (ALBANIA) – Dy shtetase polake kanë humbur jetën aksidentalisht mbrëmjen e sotme teksa udhëtonin në një automjet tip “Ford”, rrugën kombëtare Kakavije-Gjirokastër, pranë fshatit Sofratik, ndërsa dy të tjerë, drejtuesi i automjetit dhe një fëmijë 9 vjeçar (polak), kanë shpëtuar.
“Magdalena Maria Furtak dhe Monika Liszka, përkatësisht 28 e 36 vjeçe, kanë gjetur vdekjen e menjëhershme, ku automjetit me të cilën udhëtonin, me targa SH 8384 E, doli nga rruga dhe u rrokullis për 30 metra”, tha Gentian Mullai, zëdhënësi i policisë së qarkut të Gjirokastrës.
I njëjti zyrtar tha se në automjetin jetëmarrës udhëtonin edhe dy udhëtarë, drejtuesi i automjetit Harejdin Qyshka, 63 vjeç nga Shkodra, si dhe një fëmijë polak i moshës 9 vjeç.
“Mendohet se aksidenti është shkaktuar për shkak të një gabim njerëzor”, specifikon Mullai.
“Aktualisht dy të plagosurit ndodhen në spitalin e Gjirokastrës, por janë jashtë rrezikut për jetën”, shtoi ai.
Gjatë këtij viti, në qarkun e Gjirokastrës kanë humbur jetën 15 persona, ndërsa 35 janë plagosur.

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s